Mobi Casa

Gorani thotë se Kurti sot pati qasje agresive ndaj “Ahtisaar-it”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti dhe gazetari Dukagjin Gorani e ka quajtur të ashpër qëndrimin e Kryeministrit Albin Kurti ndaj procesit të dialogut me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaar-it që është korniza e shtetit të Kosovës.“Nuk mendoj se sot ka qenë dita kur ka qenë dashtë të ripërsëritet qëndrimi për dialogun, i cili nuk është qëndrim që partnerët duan ta dëgjojnë”, ka thënë Gorani, njofton Klan Kosova.

“Në ditët në vijim mbetet të qartësohet pse qasja ndaj dialogut dhe qasja kritike ndaj Ashtisaarit… ka qenë qasje e panevojshme, agresive që tash bën 13 që shërben si bazë e rregullimit kushtetues tek ne”.

Uji Dea

Gorani është shprehur se nga ajo që u pa sot në Kuvend të Kosovës ka të ngjarë që opozitarizmi teatral të vazhdojë edhe më.“Kjo mund të mos ndikojë fare në punën e qeverisë, por mund të ndikojë në disponimin shoqëror. Grindjet nëpër kuvend rezultojnë në një klimë të rënduar shoqërore. Sot është dita e parë e një përpjekjeje dhe një procesi të stërzgjatur dhe molisës për shoqërinë”.“LVV tash e sa vjet i fiton zgjedhjet – kjo është hera e tretë – por nuk arrinte të qeveriste. Gjithmonë është krijuar situatë kur LVV ka pasë epërsi morale të fituesit dhe të drejtë të sjelljes si viktimë, sidomos herën e kaluar në Qeverinë Kurti I”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.