KKVITI

Gorani: Qeveria po sulmon e fajëson që të mbrohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Opinionisti Dukagjin Gorani thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po sulmon e fajëson në mënyrë që të mbrohet.

Sipas Goranit, nëse qasja e qeverisë nuk është agresive, ajo është defansive.Gorani thotë se kryeministri obligohet të jetë i të gjithëve dhe jo vetëm i atyre që pajtohen me të.

“Nëse s’është qasje agresive atëherë është gjithsesi qasje defansive. Është një lloj i të folnes që përdoret nga ana e qeverisë e cila e folme e thekson gatishmërinë për me u mbrojt edhe procesin e mbrojtjes së vetëvetes me e ndërtuar përmes fajësimit. Kjo është qasje defansive’, thotë Gorani.

Mobi Casa

“Kjo nuk është kah e lehtëson qasjen e qeverisë dhe dorën në zemër nuk është kah e lehtëson as pozicionin e kryeministrit. Ky lloj i qasjes ndaj komunikimit publik përmes theksimit dhe përkufizimit të idesë që na jemi shoqëri e ndarë dhe jemi shoqëri lehtë e përkufizueshme në ne dhe ata. Kjo formë që u përdor pas zgjedhjeve lokale dhe mandej e pashë edhe në intervistë në atë institutin në Austri, ke e folnja e përsëritur me qëndrime të njëjta dhe ajo është lehtësia dhe gatishmëria me e nda shoqërinë në ‘ne’ dhe ‘ata’”, theksoi Gorani.

“Qeveria e ka obligim të jetë e të gjithëve e edhe atyre me të cilët nuk pajtohesh. Kryeministri e ka obligim me qenë i të gjithëve dhe sidomos të atyre me të cilët nuk pajtohet. Ky qëndrim defansiv që t’i je i gatshëm vetën me përjetuar si qeveri të vetëm një pjese të shoqërisë edhe që je i gatshëm me përjetuar qeverisjen si vetëm e drejtë e një subjekti, ose e një koncepti politik edhe partiak, jo përpjekje me e kapërcyer atë barrierën e ndasive partiake dhe me përjetuar vetën si qeverisje shtetërore’, shpjegon Gorani në emisionin Pressing.

‘Ky defansivitet i qeverisë tashmë u hetu edhe prej instancave të rëndësishme ndërkombëtare të cilët na historikisht kemi punë më së shumti, SHBA, Brukseli, Londra, Parisi”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.