RCCOLA

Gorani për Open Balkan: Kosova s’ka çka të humbë

/ 3 minuta lexim

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se Open Balkan po tregohet si iniciativë më e zhdërvjelltë se sa Procesi i Berlinit. Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e izoluar dhe se duhet të shohë me një sy tjetër nismat rajonale.

“Unë jom mbështetes i cfardo nisme që është rajonale që e ka një qëllim të tejkalimit të ndasive aktuale. Mendoja se Kosova gjithmonë duhet të jetë e hapur pasi Kosova ka më së paku të humb prej zgjerimit dhe bashkëpunimit pasi jemi vendi i vogël dhe i izoluar. Është e vërtetë se ne si shoqëri jemi të gatshëm të krijojmë klima refuzuese brenda vetes dhe pastaj marrim guximin dhe të drejtën të deklarojmë një distancë dhe mosmbështetje ndaj iniciativave. Nuk mund t’i zgjedhim ne partnerët dhe ata që merren me këtë. Kam menduar se ma kalimin e kohës skena e politikës ka siguruar një lloj tolerance, por dorën në zemër shpresoja të krijojë një mosfrikë ndaj marrëveshje. Marrëveshja e Uashingtonit të cilën e kemi nënshkruar e ka Open Balkan aty. A do të thotë kjo se kur ka qenë Trump ka pasur vlerë e tash jo. A do të thotë kjo se ka ndërruar emri dhe tani do të thotë tjetërcka. Është më së miri të pyetet zotëri Hoti dhe përgjigjet ai më së miri”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

Fundamenti

Gorani ka thënë se mbetet të shihet se sa e qëndrueshme do të jetë kjo nismë, por shton se shpeshtësia e takimeve tregon se është më serioze.

“Cfarë po shoh unë është se Open Balkan përpiqet të jetë më dinamik dhe efikas se Procesi i Berlinit. Përpiqet të jetë më efektiv. Sa është pozitive ose sa është e qëndrueshme mbetet të shihet. Por pas këtij takimi, në fund të shkurtit është takimi në Shkup dhe pastaj në qerssor në Beograd. Edhe dy takime do të ketë të këtij profili ndërkohë që Procesi i Berlinit nuk e di si organizohet dhe ka mbetur si tendencë e bashkëpunimit. Tash me Open Balkan, ku gjasat janë të mëdha të futen edhe vende të tjera mund të del si iniciativë e zhdërvjelltë. Kosova është unanime në refuzimin e Open Balkan”, përfundoi ai. /Gazeta Express/