United Hospital

Gorani: Kurti s’dëshiron të fitojë shumë vota, do bashkëqeverisje për të shpërndarë përgjegjësinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Opinionisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndonëse po kërkon 60% të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, ai në fakt mendon krejt diçka tjetër.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gorani tha se Kurti nuk synon të fitojë bindshëm zgjedhjet, por preferon një qeveri koalicioni.

“Përpjekja e Kurtit është e qartë, është përpjekje e prodhimit dhe mirëmbajtjes së klimës aktuale zgjedhore e cila më nuk i merr parasysh argumentet, faktet, programet por vetëm sentimetentet. E sentimentet janë të reduktuara në dy: urrejtje ndaj kundërshtarit dhe përpjekje për hakmarrje. Mendoj që Kurti shpreson që nuk ka me fitu shumë. Një send tjetër është çka thotë publikisht, një tjetër është çka ky shpreson. Atë që e kemi parë prej tij, është dëshira e tij e vazhdueshme të ketë qeveri koalicioni”, tha Gorani në Rubikon.

Mobi Casa

Sipas Goranit, arsyeja pse Kurti preferon një qeveri koalicioni lidhet me ndarjen e përgjegjësive për sfidat me të cilat përballet Kosova, veçanërisht procesin e dialogut.

“E qeveri koalicioni me 60% nuk mundesh me pas. E në anën tjetër motivi i tij për të pasur qeveri koalicioni është shumë i tejdukshëm: ky lyp shpërndarje të përgjegjësisë karshi telasheve që i ka Kosova para veti, sidomos në procesin e dialogut që është problemi më i madh politik i këtij vendi”, deklaroi Gorani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.