Fundamenti

Gorani: Dokumentin për dialogun s’e kanë parë as publikuesit, ky është interpretim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Dukagjin Gorani në “Pressing të T7” ka dhënë një interpretim të dokumentit kornizë të rrugës për dialogun. Fillimisht ai u mor me mënyrën e plasimit të këtij dokumenti nga Albanian Post.

Gorani tha se beson që dokumentin nuk e kanë parë as redaksia e Albanian Post, mediumit që e publikoi një dokument kornizë.

Por pronari i Albanian Post, Baton Haxhiu, iu përgjigj duke thënë se e ka me vete dokumentin.

FIDANISHTJA

“Nuk bëhet fjalë për dokument. Dokumentin s’e kemi pa, madje marr të drejtën me besu që tybe as këta nuk e kanë pa. Neve na u ka jep një interpretim në mënyrë për të cilën prapë marr të drejtën me besu që është mënyrë e koreagrafume e interpretimit. Ajo që ka dalë në Albanian Post është interpretim. Kur e lexova dje ma çoi mallin sikur kur hin me kqyr sene që shesin në Merr Jep. Ta kallxon sa kubikë i ka kerri, sa kilometra i ka të kalume, t’i kallzon krejt edhe në fund shkrun ‘çmimi me marrëveshje’”, ka thënë Gorani.

“Unë e lexova interpretimin, por mungojke ajo që cka duhet me pagu na qat marrëveshje, cili është çmimi që ne duhet me jep. U tregojshin penallat nëse nuk arrihet, nuk u tregojke se sa kushton kjo marrëveshje, nuk tregojke a ka me pasë Asociacion të komunave me shumicë serbe, u tregu por u tregu, qëllimisht, në mënyrë të maskuar. Mu më ka mbet hatri prej Albanian Post, se interpretimi që është jep lëshohet prej zyrave politike, jo prej redaksive. Ai ishte interpretim që në zanatin tonë i thonë ‘spin’. Qëllimi i tekstit të djeshëm është që me i inkuraju qeveritë dhe opinionet publike me kqyr këtë marrëveshje me sy pozitiv dhe si diçka të mundshme dhe relativisht të lehtë”, tha Gorani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.