Goli ndaj Bayernit e bënë Mehmedin futbollist të javës në Gjermani
Admir Mehmedi është rikthyer në formën e tij më të mirë në momentin që më së shumti i nevojitet skuadrës së tij. Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, ka shënuar së fundmi gol edhe përballë gjigantit gjerman Bayern Munich në fitoren e Freiburgut 2-1.
Mehmedi arriti të shënoj falë një gjuajtje precize nga rreth 20 metra duke i siguruar tri pikë të mëdha Freiburgut që po lufton për mbetjen në elitën e futbollit gjerman.
Faqja ‘bundesliga.de’, ka hedhur në votim për lojtarin e javës, ndërsa ai ka marrë 50.81% të votave duke lënë mbrapa brazilianin e Gladbachut, Raffael si dhe mesfushorin gjerman të Hannoverit, Lars Stindl. /Telegrafi/


