Goli i Xhemajlit kualifikon Napolin

Blerim Xhemajli ka shënuar gol në Europa League në fitoren e Napolit ndaj skuadrës suedeze AIK që e arriti në Suedi me rezultat 2 me 1.
Xhemajli shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20. AIK barazoi në minutën e 35 me golin e Danielson. Cavani shënoi për fitore në sekondat e fundit të ndeshjes nga penalltia.
Goli i Xhemajlit dhe Cavanit ishin vendimtarë në kualifikimin e Napolit për raundin tjetër pasi që Napoli tani ka 9 pikë në tabelë dhe ka siguruar kualifikimin.