FIDANISHTJA

Goli i Sadikut, goli i muajit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Berat Sadiku ka shkëlqyer të hënën mbrëma, kur i realizoi dy gola për Thunin në duel me kampionin e ri të Zvicrës, Baselin, për të cilin luajnë Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Arlind e Albian Ajeti.

Takimi mes tyre ka përfunduar baras, 2:2. Por, goli i dytë i Sadikut po vlerësohet nga mediet zvicerane si më i bukuri i shënuar në muajin maj në shtetin helvetik, përcjell Zëri.

Uji Dea

Shqiptari me pasaportë finlandeze atë gol e realizoi me një gjysmëvolej, prej jashtë 16-metërshit të Baselit, me një gjuajtje të fortë, duke e dërguar topin në këndin e lartë të portës, me ndihmën e transversales.

Në anën tjetër, një gol për Baselin e ka realizuar sulmuesi më efikas i dy edicioneve të fundit në Zvicër, Shkëlzen Gashi, i cili po kërkohet nga një numër i madh i klubeve evropiane. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.