Fundamenti

Goli i Rrahmanit me kokë siguron fitoren e Napolit ndaj Augsburgut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Amir Rrahmani ka qenë protagonisti kryesor i Napolit në fitoren prej 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj Augsburgut.

Trajneri Rudi Garcia nuk i përfshiu në formacionin startues yjet ofensive, si Victor Osimhen, Khvicha Kvaratskhelia apo Piotr Zielinski, mirëpo pati shumë emra nga ekipi i parë i edicionit 2022/2023, si Alex Meret, Giovanni Di Lorenzo, Mathias Olivera, Stanislav Lobotka e futbollisti i Kosovës.

Kampioni i Italisë ishte i përkushtuar duke bërë lojë konkurruese, megjithëse ishte një miqësore, por arriti të realizonte vetëm një herë.

HW

Partenopei patën një numër të madh të rasteve për të shënuar, por nuk ia dolën deri në minutën e 63-të.

Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, kërceu më së larti për të realizuar me kokë pas një harkimi nga këndi, ashtu që Napoli vazhdoi me serinë e qind për qindtë të fitoreve në miqësoret parasezonale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.