Goli i Rashicës në të ’96 i “fal” 250 mijë € një tifozi
Transferimi i tij nga Vittese te Werder Bremen ishte një nga më të bujshmit në janarin e kaluar dhe në startin e sezonit të ri Milot Rashica ka treguar se ëhstë lojtar “kyç” për skuadrën gjermane.
Ai ishte protagonist në ndeshjen e fundjavës që lamë pas ku Werder mposhti Frankfurtin me një gol të kosovarit në minutën e 96.
Goli përveçse spektakolar, pasi u shënua nga goditja e dënimit, është cilësuar edhe si çmenduri, pasi ka shpallur fituese një skedinë të një tifozi në Gjermani.
Fotoja e skedinës me fitim plot 250 mijë euro po qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon se goli i talentit kosovar ishte vendimtar pasi, ai që e kishte luajtur priste vetëm fitoren e Werderit në fund.

