Fundamenti

Goli i Manajt po e bën dallimin, Drita në epërsi pas pjesës së parë ndaj Shkëndijës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drita e ka mbyllur në epërsi pas 45 minutave lojë ndaj Shkëndijës, në përballjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Është goli i Arb Manaj që po e bën dallimin, meqenëse vetëm qendërsulmuesi e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Pas një harkimi të Besnik Krasniqit, Manaj me një vollej të lehtë mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë Dritës (21’).

KKVITI

Drita ishte më e mirë në periudhën më të madhe të kohës, ku ndërtuan edhe disa aksione por larg infalizimit.

Ndërkohë, Shkëndija tentoi me disa kundërsulme por gjithashtu nuk kishin ndonjë rast ku rrezikuan portën e Faton Malokut.

Përndryshe, atmosfera në “Fadil Vokrri” është e shkëlqyer, ku si tifozët e Dritës “Intelektualët” ashtu edhe “Ballistët” e Shkëndijës nuk po ia ndalin këngës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.