Goli i kosovarit, zgjidhet goli i javës në Zvicër
Goli i Mergim Brahimit i shënuar në humbjen 1:2 të skuadrës së tij Grasshoppers ndaj Thun, është përzgjedhur goli i javës në kampionatin zviceran, sipas lexuesve të “20min.ch”.
Në një sondazh të hapur nga “20min.ch”, ku ishin përzgjedhur golat më të mirë të shënuar në elitën e futbollit zviceran këtë javë, lexuesit e kësaj medie të njohur, me 52 për qind të votave, kanë zgjedhur golin e Brahimit si më të bukurin.
Golin e Mergim Brahimit, mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Indeksonline.net/


