Goli i Idriz Vocës ia dhuron fitoren Luzernit
Idriz Voca ia ka dhuruar tre pikë shumë të rëndësishme Luzernit në elitën e futbollit zviceran.
Luzern ka shënuar vetëm fitoren e dytë në Superligën e Zvicrës, duke e mposhtur 0-1 në udhëtim St. Gallen.
Golin e fitores për Luzern në këtë ndeshje e shënoi reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca.
21 vjeçari shënoi në minutën e 55’ të ndeshjes.
Golin e Vocas mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/


