Goli i Gashit më i bukuri në Amerikë

Në takimin kundër San Jose, Gashi shënoi dy gola dhe goli i dytë në këtë përballje është vlerësuar si më i miri i javës në Kampionatin amerikan.
Edhe pse nuk e filloi edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme, Shkëlzen Gashi po rikthehet në formën e vjetër.
Në takimin kundër San Jose, Gashi shënoi dy gola dhe goli i dytë në këtë përballje, apo i treti i ndeshjes është vlerësuar si më i miri i javës në Kampionatin amerikan, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptar ka marrë 44% të votave nga tifozët duke lënë pbrapa yllin brazilian Leite Kaka me 41 % të votave.
Shkëlqen Gashi nuk është ftuar në ndeshjet e fundit nga Gianni De Biasi në Kombëtaren shqiptare.