Goli i bukur kundër Man United, i veçantë për Granit Xhakën
Granit Xhaka ka shënuar gol të mrekullueshëm kundër Manchester Unitedit, për ta kaluar Arsenalin në epërsi.
Për shqiptarin, ky ishte goli i katërt në Premierligë, rekord në karrierë – pasi më së shumti kishte shënuar në sezonin 2015/16 në Bundesliga me Borussia Mönchengladbach, raporton Gazeta Express.
Synimi i 26-vjeçarit është tani që të thyejë rekordin personal sa i përket edhe golave të shënuar në të gjitha garat në një edicion, rekord që e mban që nga sezoni 2014/15 kur me Mönchengladbachun kishte realizuar 5 gola.
Arsenali po fiton 1-0 në “Emirates” ndaj Manchester United, ka nisur tashmë edhe pjesa e dytë. /Gazeta Express/


