RCCOLA

Goli i Bersan Celinas ndaj Cityt në FA Cup më i miri i vitit te Swansea

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bersant Celina shkëlqeu këtë sezon me Swances City, ylli i Përfaqësueses së Kosovës ishte një nga më të mirë te ekipi anglez.

22-vjeçari shënoi dhe asistoi shpesh herë në Championship, por ai vazhdon të komentohet për golin ndaj Manchester Cityt.

Celina ka fituar çmimin “Goli i vitit” te Swansea me perlën e bukur ndaj Man Cityt në çerekfinale të FA Cup, ndeshje që në fund e fitoi skuadra e Pep Guardiolas.

Uji Dea

Këtë e ka njoftuar faqja zyrtare e klubit, të cilët përkundër konkurrencës së fortë, e vlerësuan si meritor këtë arritje nga Bersanti.

Kujtojmë se ylli i Kosovës në të kaluarën ishte pjesë e Man Cityt, por kjo nuk e ndaloi ta festoi golin ndaj ish-skuadrës. /Telegrafi/