Goli i Balajt dhe Abdurrahimit, ndër më të mirët e Euro 2016

Goli i Bekim Balajt dhe Besart Abdurrahimit janë renditur në mesin e pesë golave më të mirë të shënuar deri tani në kualifikimet për Euro 2016.
UEFA ka publikuar 5 golat më të bukur të shënuar deri tani në kualifikimet për Euro 2016. Kurse, në mesin e tyre, goli i katërt më i mirë, është edhe shënimi i Bekim Balajt në ndeshjen Portugali – Shqipëri 0:1.
Sipas UEFA-s goli i pestë si më i miri është i Gareth Bales, i shënuar në fitoren 2-1 të Uellsit ndajAndorrës.
I treti në radhë renditet goli i Besart Abdurrahimit në ndeshjen Maqedoni – Luksemburg, që i dha fitoren maqedonasve në kohën shtesë.
I dyti pozicionohet goli i Bilal Kisa, në takimin Letoni – Turqi, ndërsa goli më i mirë konsiderohet ai i Iscos, i realizuar në fitoren 3-0 të Spanjës me Bjellorusinë