FITORJA

Gola të bukur nga distanca, Rashica: Jam i aftë për këso gjëra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Milot Rashica e ka shumë të vështirë të ndalet, sidomos në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.

Sulmuesi i Werder Bremenit ka shënuar gol në ndeshjen e tij të pestë me radhë duke vendosur kështu rekord të ri në klub.

Pas fitores 4:1 ndaj FC Heidenheimit, 23-vjeçari u shpreh tejet i lumtur.

“Unë kam shënuar gola të tillë si ky më parë, kjo është ajo për të cilën unë jam i aftë”, tha Rashica.

ARKATANA

Futbollisti nga Vushtrria shënoi gol të bukur pas gjashtë minutash lojë duke hapur serinë e golave për Werder Bremenin.

“Më pëlqen të gjuaj nga ky pozicion. Pas hapësirën dhe më pas gjuajta”, i cili goditi kësaj radhe me këmbën e djathtë, ani pse një gjë të tillë mund të bëjë edhe me të majtën, sikur ndaj Bayer Leverkusenit.

Tutje, Rashica ka folur edhe për periudhën ku mungoi shkaku i lëndimit.

“Pas çdo ndeshje po ndihem më mirë. Ishte e vështirë të mungoja kaq gjatë shkaku i lëndimit, por po përmirësohem çdo javë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, përfundoi ‘raketa’ e Kosovës./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.