UBT

Gola e asistime, paraqitje e mirë e futbollistëve shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe përgjatë kësaj fundjave. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet evropiane kanë marrë minutat e tyre, duke realizuar gola e asiste, si edhe duke marrë edhe vlerësime me nota të larta nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Ernest Muçi vijon të jetë protagonist me skuadrën e Legias në kampionatin polak të futbollit, teksa të shtunën realizoi edhe golin e tij të pestë personal. Sulmuesi tjetër i ekipit kombëtar, Taulant Seferi gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin ukrainas. Ai realizoi nëpërmjet një penalltie, duke mposhtur me lëvizjen e tij portierin kundërshtar. Ky është goli i 12-të për Seferin përgjatë këtij sezoni futbollistik në kampionatin ukrainas.

Mbrojtësi kuqezi, Erjon Hoxhallari gjeti golin e parë në kampionatin rumun, ndërsa gol ka shënuar edhe Arbnor Mucolli në kampionatin danez. Për Mucollin ky është goli i gjashtë sezonal. Edhe sulmuesi shqiptar i ekipit të Shpresave, Armando Dobra ishte protagonist absolut në Angli me skuadrën e Çesterfildit, duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutat shtesë.

Fundamenti

Sakaq, Myrto Uzuni ishte vendimtar në ndeshjen që Granada zhvilloi kundër Lugos në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi shqiptar rrëmbeu bukur një top në krah dhe me një pasim drejt zonës gjeti Puertas, me këtë të fundit që nuk gaboi.

Në derbin shqiptar ‘Asllani – Bajrami’, dy kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë. Minuta pati edhe për futbollistët e tjerë shqiptarë në skuadrat respektive në kampionatet e rëndësishme në Europë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.