Fundamenti

Gol dhe asistim për fitoren e Oddit, Rashani vazhdon me formën e mirë në Norvegji

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin norvegjez.

Reprezentuesi kosovar ka qenë njeriu kryesor për skuadrën e tij ODD në kuadër të xhiros së 18-të.

ODD ka marrë një fitore të madhe para adhuruesve të vet 2-0 ndaj Stabaek, fitore që e ngrit në pozitën e dytë në tabelë.

Ishte minuta e 27-të e ndeshjes kur Rashani u shërbye bukur nga Ruud dhe shënoi golin e tretë këtë edicion.

Mobi Casa

Por përveç golit të shënuar, Rashani kontribuoi edhe në golin e dytë.

12 minuta para fundit të ndeshjes, reprezentuesi kosovar asistoi tek Ruud i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.

Për Rashanin përveç që ka shënuar tre gola ka asistuar edhe në tre të tjerë në 12 ndeshje kampionale.

Forma e tij e mirë sigurisht që është lajm i mirë për trajnerin Challandes para ndeshjeve të muajit tetor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.