UBT

Gojën plotë folklorizëm e patriotizëm, por pa bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përpos gojës plot folklor e patriotizëm të politikanëve, si të Kosovës, ashtu edhe atyre të Shqipërisë, në realitet, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është shumë i vogël.

Bizneset kosovare, të cilat tash e disa vjet po eksportojnë në tregun e Shqipërisë, thonë se shumë pak ndryshime janë bërë. Madje njëri nga ta, Bedri Kasumi, drejtor i kompanisë Pestova nga Vushtrria jep një varg problemesh, me të cilat përballet çdo ditë në punën që e bën edhe në Shqipëri, raporton KTV.

Përfaqësues të bizneseve thonë se shkëmbimet tregtare mes dy shteteve shqiptare janë pak mbi 200 milionë euro, në krahasim me shkëmbimet që këto dy vende kanë me Serbinë, e që arrin në mbi 1 miliard euro.

Pavarësisht deklaratave, edhe këtë vit bizneset kosovare kanë pasur probleme me eksportin e prodhimeve të tyre në Shqipëri, sidomos rrushi dhe patatet.

ARKATANA

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vitin e kaluar kemi importuar nga Shqipëria, mbi 125 milionë euro mallra, ndërsa kemi eksportuar 29.7 milionë euro, transmeton Koha.net.

Nga janari i këtij viti, e deri në gusht kemi eksportuar vetëm 20.6 milionë euro, ndërsa kemi importuar mallra në vlerë 106.3 milionë euro.

http://koha.net/?id=27&l=86468

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.