Uji Dea

Goditje e rëndë për Adnan Januzajn

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Adnan Januzaj ka marrë një goditje të papritur nga një ish-trajner i Manchester United.

Ish-trajneri i rezervave te Manchester United, Warren Joyce, ka kritikuar ashpër Januzajn, i cili nuk ka arritur të gjejë veten në “Old Trafford”, shkruan Gazeta Blic

Januzaj depërtoi në ekipin e parë të Unitedit në sezonin 2013/14, duke impresionuar nën drejtimin e trajnerit David Moyes.

Por, suksesi i tij me ‘Djajtë e Kuq’ ishte afatshkurtër, pasi që nga ajo kohë ai është huazuar nga të kuqtë në Borussia Dortmund dhe së fundmi te Sunderland.

Mobi Casa

“Është frustruese të shohësh lojtarë si Januzaj, të cilët arrijnë nivele të larta dhe më pas nuk vazhdojnë me punën që i ka sjellur deri aty”, ka deklaruar ish-trajneri i Unitedit, përcjell Gazeta Blic.

“Duke mos luajtur ndeshje dhe stërvitur, por duke kaluar kohën nëpër xhakuzi është me të vërtetë frustruese, pasi këto gjëra mund të shmangen”, ka shtuar ai.

“Ju jeni në futboll për sportin, të jeni garues dhe të dhuroni më të mirën nga vetja. Ose do të bëheni futbollist, ose do të pëfundoni në një bandë muzikore”, ka përfunduar trajneri i Unitedit.

Januzaj nuk po kalon formë të mirë as te Sunderlandi, ku skuadra e tij renditet e fundit në Premierligë. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.