FIDANISHTJA

Goditja ishte e fortë, sizmologu: Epiqendra ka qenë 9 ballë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar 23 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.

Sizmologu Rrapo Ormëni në emisionin Opinion tha se fatmirësisht tërmeti ishte me një thellësi të madhe, pasi në të kundërt dëmet do të ishin shumë herë më të larta.

“Nisur nga karakteristikat është një nga tërmetet e fortë. Prej vitit 58 e sot, njihen 56 tërmete të forta që kanë goditur vendin tonë. Epiqendra ka qenë nga 8 deri në 9 ballë. Efekti në dëmtime, në njerëz, dhe në truall.

Ky tërmet ka shkaktuar dëme për shkak të magnitutës së lartë. Energjia është shumë e madhe. Ajo që ka ndikuar në këtë, dëmtimet mund të ishin shumë më të mëdha.

HW

Por ky ishte një tërmet me thellësi të madhe. Nëse do ishte në sipërfaqe, kuptohet se efektet do të ishin shumë më të mëdha. Durrësi ka patur historikisht tërmete të forta”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij pasgoditja e fortë e këtij tërmeti kaloi dhe tani mund të themi është plotësuar cikli. Po ashtu ai theksoi se ky tërmet ka zgjatur 30 sekonda dhe kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i frikshëm dhe i tmerrshëm.

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.