UBT

Goditet “biznesi” i stendave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë marrjes në pyetje ka thënë se nën presionin e ministrit Ferid Agani ka nënshkruar kontratë të paligjshme, pa përfillur ligjin, me klinika private të zemrës, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk kam pasë çare pa e nënshkru”, ka thënë ai.
Prokuroria ka thënë se mjekët dhe zyrtarët që vepruan në bashkëveprim kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë kryer vepra të tjera të rënda.

Mobi Casa

MSH-ja kishte nënshkruar marrëveshje me spitalin EDA ende pa u licencuar.

Detaje të shumta rreth ngjarjes së djeshme të arrestimit të nëntë personave dhe dyshimit për ministrin Ferid Agani mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.