Goditet bixhozi i paligjshëm në Velekincë të Gjilanit
Gjilan – Në fshatin Velekincë të Gjilanit njësitë policore bashkë me inspektorët e ATK-së gjatë kontrollit në një bastore sportive kanë hasur të instaluara në dy kompjuterë të lojërave të fatit të cilat janë të ndaluara njoftoj policia e Kosovës.
Ndaj të dyshuarit nga ana e inspektorëve të ATK-së i është shqiptuar gjoba si dhe janë konfiskuar dy kompjuterët, në të cilët ishin të instaluara lojërat e ndaluara. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./rajonipress/


