FIDANISHTJA

Godfrey jep sinjale se SHBA’ja kërkon marrëveshje Kosovë-Serbi para nëntorit 2020

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale në Amerikës, raporton Gazeta Express.

“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA (3 nëntor), do të ketë progres në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, progresi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Kështu që ne do të punojmë në mbështetje të dialogut”, ka thënë Godfrey për Vercenje Novosti, transmeton Gazeta Express.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018 kur Kosova kishte vendosur taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

FITORJA

Serbia vazhdimisht kushtëzonte kthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës, ndërkohë Ramush Haradinaj pavarësisht presionit të madh të ndërkombëtarëve thoshte se taksa hiqet vetëm në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për kthimin e palëve në negociata janë angazhuar edhe dy përfaqësues special të SHBA’së, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, ndërkohë pritet të shihet se çfarë epilogu do të marrin bisedimet, pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.