United Hospital

Godet sërish Qemajl Mustafa: Zenun Pajaziti kryetar i kontrabanduar, joligjor dhe jolegjitim

/ 9 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit dhe ish kryetar i degës së PDK-së në Gjilan po vazhdon të mos e njoh si kryetar legjitim Zenun Pajazitin. Mustafa ka thënë se për te Zenun Pajaziti gjithmonë do të mbetet kryetar i kontrabanduar, joligjor dhe jolegjitim.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës në fb.

Komunikim publik me degën e PDK në Gjilan
Isha përherë i qartë dhe jam i qartë edhe sot, ju maja e devijuar e degës së partisë, mos më ftoni në takime, dua por nuk mund të jem pjesë e juaja!.

Anëtarë dhe simpatizantë të degës së PDK në Gjilan,
Sot, sërish, e mora një sms me përmbajtje të ftesës për një seancë të kryesisë së degës së PDK për nesër (më 25 Nëntor 2015 në orën 17:00). Ftesën e kishte nënshkruar Zenun Pajaziti në cilësinë e “kryetarit” të degës (për mua përherë kryetar i imponuar me diktat nga lartë, i kontrabanduar dy herë me radhë dhe si i tillë – kryetar joligjor dhe jolegjitim).

Po e përsëris, kryetari është joligjor sepse dy herë me radhë erdhi me imponim dhe me shkelje publike të statutit të partisë (si ligj suprem i saj) dhe është jolegjitim sepse me asgjë nuk i ka ndihmue rritës së degës në Gjilan dhe komunës së tij. E prej nga dhe pse tashti ky njeri na erdhi si mesiu për ta “shpëtuar” degën?!. Ku ushtroi veprimtari politike deri më sot e veçanërisht deri në vitin 2010 (kur erdhi me disa të tjerë me i marrë votat e gatshme në Gjilan për deputet) dhe cili ishte rezultati i strukturës politike ku veproi ai deri atëherë? Kujtojeni rezultatin zgjedhor të PDK-së nëpër shumë vite në Prishtinë dhe ju qartësohet çdo gjë!. Rreth 10% apo jo?.

Ju bëj me dije edhe njëherë se qysh vitin e kaluar, në muajin Maj, kam dhënë dorëheqje të shkruar nga kjo kryesi, pikërisht për arsyet të cilat sot janë edhe më tê thella në këtë degë.

Pavarësisht dëshirës, që nga atëherë, nuk mund të jem pjesë e një kori kaotik në të cilin zëri im as nuk dëgjohet dhe as nuk i kontribuon gjē “këndimit” që më shumë i gjason zhurmës së mërzitshme. Nuk kam dashur asnjëherë të jem pjesë e lojës, në të cilën nuk e kam rolin e merituar dhe determinues me aq sa është hisja dhe mundësia ime, natyrisht. Aq më pak e lejoj të jem statist në të.

I kam thënë brenda kësaj kryesie, i kam thënë pastaj publikisht dhe po i përsëris sërish arsyet kryesore të pamundësisë time për të qenë pjesë e saj:
1) Janë bërë së paku katër vite që nuk më pëlqen mënyra se si funksionon PDK nga kryetari i saj në qendër e deri te degët (me theks të veçantë te dega në Gjilan); Partia ka punuar bazuar në shijen, inversin dhe vendimmarrjen e një grupi të ngushtë të saj dhe një pjesë e strukturës në vertikale i është nënshtruar kësaj shije e një pjesë tjetër stihisë e pakënaqësisë, duke dhënë shenja të dukshme të anarkisë brenda saj.

Eco Higjiena

2) Pamundësia që t’a bindim kryesinë e degës në Gjilan për racionalitet e urtësi. Mungesa e vullnetit (refuzimi) për ta analizuar punën dhe për ta konstatuar gjendjen reale në degë pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitit 2013, nga e cila analizë do të ndërtoheshin rekomandimet programore për lëvizje përpara;
3) Përdhosja dhe përbuzja e punës time të mirë shumëvjeçare në këtë degë dhe për gjashtë vite në komunë (punë kjo, edhe e qindra e mijëra aktivistëve të devotshëm të degës dhe zyrtarëve të përkushtuar të komunës);
4) Injorimi dhe trajtimi jomeritor që më është bërë në zgjedhjet nacionale nga maja e partisë e që vazhdon edhe sot e kësaj dite është edhe një argument shtesë;
5) Mënyra se si funksionon shteti i Kosovës me vite të tëra (por sidomos nga zgjedhjet “brilante” nacionale e këndej) është edhe një arsye e fortë shtesë pse nuk do të duhej të isha pjesë e “korit” të majes së PDK, pjesëtarët e të cilit ka kohë që nuk dëgjojnë, nuk e shohin rrugën nëpër të cilën po e qojnë vendin tonë e përkundër krejt kësaj, veten e kanë ende për “mashallah”;
I falënderoj ata pak anëtarë të kësaj kryesie dhe të Këshillit Drejtues të degës për kontributin e tyre të sinqertë, për korrektësi, për mirënjohje të punës tonë të mirë dhe për qëllimin fisnik për ta kthyer degën në rrugë normale. Por, pa sukses natyrisht!.
I falënderoj posaçërisht ata mijëra anëtarë e simpatizues që bashkë me majën e strukturës dhe me mua si kandidat për kryetar të komunës, dy herë triumfalisht e kurorëzuam punën tonë të mirë me fitore brilante.
Ju falënderoj të gjithëve që sinqerisht e keni dhënë kontributin tuaj të madh e të pakursyer në zgjedhjet e fundit (të humbura) lokale e nacionale për degën në Gjilan.
Mos u qoftë kurrë për nderë atyre, që u sorollatën hapësirës së komunës vetëm sa për “sy e faqe”, me xhipa, me vetura e me veshje të shtrenjta dhe nuk e ndihmuan me asgjë punën tonë. Aq më keq, mbollën ndarje e përçarje dhe i votuan të tjerët pa pikë turpi (disa e pranuan hapur se e kishin votuar Ismajl Kurteshin e LVV, ndonjë tjetër Lutën e LDK apo, dikend krejt të tretë, në garën për kryetar të komunës);

Moto dhe porosi e disa kandidatëve për këshilltar në KK në zgjedhjet lokale 2013, fatkeqësisht, ka qenë “Më votoni mua e sa për kryetar, votojeni kënd të doni…?!”. E tmerrshme për një parti. S’dinë njeriu, si me e pagëzue këtë sjelljë?!. No comment!.

Sido që të jetë, mbetem kokëfortësisht në konstatimin se puna e jonë në komunë deri në fund të mandatit të dytë ishte fortë e mirë (me ndonjë të metë natyrisht), e që nuk mund të thuhet, fatkeqësisht, për punën në degë. Jam i gatshëm ta argumentoj dhe ta arsyetoj punën dhe investimin e shkëlqyer që e bëmë bashkë për shumë vite por edhe të ndonjë akti stagnues apo ndonjë të mete.

Na mungoi totalisht përkrahja, përfaqësimi dhe komunikimi me qendrën gjatë gjithë mandatit të dytë qeverisës dhe kjo, jam plotësisht i sigurtë, ia siguroi humbjen paraprakisht PDK-së në Gjilan. Hiset tona në këto humbje (si degë) janë të konsiderueshme por, në shumicë janë pasojë e injorimit dhe e ndikimeve nga qendra.
U munduan disa individë që krejt fajësinë për humbjen, ta hedhin mbi mua dhe mbi ata që ishin më pranë meje nëpër fushata. E bënë këtë me veprime e thashetheme të ulëta e ndonjëherë edhe të pista kuluareve, në prapaskenë. Dhe ia dolën që të krijojnë klimë të dobët, të padurueshme në këtë kryesi dhe pastaj edhe në këshillin e degës e cila klimë u pa nga seance e fundit. Këto dy forume janë shndërruar në klientelë të dëgjueshme të një grupi që e mban peng degën e PDK-së në Gjilan dhe që tashti edhe “de jure” i ka ardhur në majë. Do të doja sinqerisht që kjo klimë e dobët të jetë e drejtuar vetëm ndaj meje.

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të degës, nuk e kam ndikuar asnjë anëtar e aktivist deri më sot, që të mos punojë për PDK dhe nuk do ta bëj këtë asnjëherë në të ardhmen derisa jam qoftë edhe vetëm një anëtar i rëndomtë i saj (çfarë edhe jam sot). Por, të jeni të sigurtë, së keqes nuk do ti heshti kurrë e të mirën do ta aplaudoj përherë. Do të jem përherë aktiv me opinionet dhe përceptimin tim për politikën e komunës time dhe të vendit tim sepse e konsideroj obligim timin të përditshëm njerëzor e jetësor.

Do të doja sinqerisht që unë të jem i gabuar në krejt atë që e thash më lartë sepse, në atë rast del i gabuar individi por fiton shumica për çka edhe bëhet lufta në politikë.

E kundërta, është epilogu zhgënjyeses i PDK në Gjilan dhe në shumë degë të tjera të vendit. Është fundi i një rruge të njohur deri këtu!. “Déjà vu” – thonë francezët.
Gëzuar për ditët e mira në vijim, për komunën dhe shtetin tonë. E ato vijnë vetëm nëse e kemi nda mendjen së paku nga sot me e bë përnjëmend dhe shumë më ndryshe!./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.