Fundamenti

Godet Rexhep Kadriu: Mos i votoni ata që as nuk e dijnë nga i bie Gjilani

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kreu i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu së bashku me nënkryetarin e AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, mbajtën takim me strukturat e Aleancës në Livoq të Ulët. Qytetarët janë të lodhur nga një qeveri që Gjilanin e shohin vetëm si “hambar”votash, por jo edhe qendër e interesit nacional për investime, deklaruan banoret.

Kreu i AAK-së në Gjilan, nënkryetar i komunës dhe gjithashtu kandidat për deputet Rexhep Kadriu, vlerësoi lartë gatishmërinë e qytetarëve për ti mbështetur kandidatët e Gjilanit.
“E vërteta është ajo që ju e vlerësoni, Gjilani është cilësuar vetëm si “hambar” votash dhe jo si qendër e rëndësishme e interesit nacional. Por kjo më nuk do të vazhdojë, sepse tanimë kemi edhe kandidatë serioz për deputetë, por edhe një kryeministër që e donë Gjilanin dhe që në vazhdimësi ka qëndruar përkrahë nesh në shumë procese”, ka thënë Kadriu.
“Ne, sot jemi në një proces zgjedhor dhe si qytetarë duhet të kemi vëmendjen dhe kujdesin e shtuar që mos ta shpërndajmë votën jashtë territorit tonë. Duhet ta kuptojmë një gjë, se më mirë që na kupton një vendas i yni nuk mund të na kuptojë askush”, ka thënë më tej Kadriu.

“Gjilani ka kandidatë serioz që kanë dëshmuar pjekuri në qeverisje, në projekte të ndryshme që kanë prekur thuajse çdo qytetarë, familje dhe lagje të qytetit tonë, andaj vota juaj duhet të shkojë për kandidatët tanë nga Gjilani, sepse nesër e keni më të lehtë që të kërkoni llogari nga ata. Vota juaj për Rexhep Kadriun, Ahmet Isufin dhe Magbule Shkodren sot, do të thotë investim për Gjilanin”, ka thënë në fund Kadriu.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i AAK-së në nivel qendror Ahmet Isufi tha se tetëmbëdhjetë vjet pas lufte, Kosova nuk është në atë nivel çfarë qytetarët e kanë pritur dhe e kanë merituar.
“Kosova tanimë ka një koalicionin të cilin po e quajmë koalicion të vendimeve të mëdha, koalicion ky që ka një kandidat për kryeministër, i cili ka projekte, guxim dhe vullnet për ti quar proceset përpara”, ka thënë Isufi.

“Gjilani sot ka tre kandidatë për deputetë, të cilët kanë të kaluar të pastër dhe janë të dëshmuar në punë dhe qeverisje, njerëz human si Rexhep Kadriu dhe intelektuale si Magbbule Shkodra. Pra, përkrahja juaj për tre kandidatët nga Gjilani, qytetit tonë dhe Anamoravës në përgjithësi do t’ia zhbllokojnë rrugën e investimeve nga institucionet e Kosovës”, përfundoi Isufi thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.