Fundamenti

Godet Merita Bunjaku: Boll ma me këngë për nuse, teze e halla…

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot kur teknologjia ka avancuar dhe kohërat kanë ndryshuar, disa nga këngëtarët tanë ende kanë mbetur duke kënduar për teze, halla, nuse, dajë etj.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Bunjaku, e cila përmes një statusi ka shkruar:

Kolege e kolegë të nderuar

Temat e këngëve që ne duhet ti këndojmë dhe t’ua servojmë publikut shkojnë më larg se sa temat që po këndohen këto vitet e fundit e sidomos për festat e këtij fundviti.

HW

Nusja, vjehrra, tezja, halla, daja e tj, mënyra e trajtimit të tyre nëpër këngë, janë tema që i kemi tejkalu qysh moti dhe atë me dekada, e këtë çdo ditë e më shumë po na e dëshmon mënyra e jetesës moderne që e praktikojnë fëmijët tanë.

Jeta është shumë më serioze sesa këto tematika të këngëve, kështu që emancipimi në këtë drejtim do të ishte në të mirën e shoqërisë sonë, në të mirën e muzikës sonë të bukur popullore, do ta freskonte atë dhe do ti shërbente edhe edukimit të publikut për të njohur dhe për të çmuar atë që është vlerë në muzikë.

Faleminderit për mirëkuptim./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.