“Globi Construction”, kompania që punën profesionale e bazon në vlera dhe cilësi

Gjilan – “Globi Construction” tashmë ka arritur të shtrijë rrjetin e saj edhe në fushën e ndërtimit në Gjilan dhe më gjerë. Nexhat Haziri përgjegjës nga kjo kompani thotë se arsyeja pse ka vendosur të investojë në fushën e ndërtimit lidhet me kualitetin e ndërtimit që kjo kompani mund ta ofrojë për banuesit gjilanas të cilët dëshirojmë të kenë në pronësi një banesë komode dhe moderne. Çdo investim yni lidhet me ngritjen dhe mirëqenien e qytetarëve gjilanas sepse planifikojmë të krijojmë hiq ma pak se 150 vende të reja të punës thotë ai.
“Globi Construction” emër i njohur në Gjilan e Anamoravë, tashmë është prezent edhe me projekte kapitale dhe të mëdha në fushën e ndërtimit. Kjo kompani pasi ka treguar rezultate të gjithanshme, po paraqitet suksesshëm dhe bindshëm në terrenin e ndërtimit, ku pritet të startojë me ndërtimin e apartamenteve moderne, duke plotësuar ëndrrën dhe dëshirën e çdo qytetari e mërgimtari.
Nexhat Haziri pronar i kompanisë nuk e fsheh dëshirën dhe entuziazmin për trendin e investimeve moderne në Gjilan.”Do të startojmë me ndërtimin e kompleksit afaristo banesor në Gjilan në rrugën e Ferizajit. Këto ndërtime do të jenë me një cilësi të lartë, sepse kemi ekipin e njerëzve profesionist që do të kujdesen për gjithçka. Jam i lumtur që ndërtimet tona do ta zbukurojnë hyrjen e Gjilanit sepse pamjet e kompleksit të ri janë vërtet mahnitëse” shprehet Haziri.
Haziri thotë se kompania “Globi Construction” është kompani serioze dhe ka menduar për të gjitha finesat, duke filluar nga planet urbanistike, lejet ndërtimore, shkallët emergjente, parkingjet nwntokwsore dhe finesat e tjera përcjellëse.”Projekti ideor është pritur mirë nga publiku sepse menjëherë kemi pranuar oferta për të qenë pjesë e investimeve, madje fillestare nga ana e qytetarëve e nw veçanti nga ata të diasporës” shprehet Haziri.
Nexhat Haziri thotë se kontributi i diasporës është i pamohueshëm në këtë sferë.”Diaspora do të kenë prioritet në apartamentet tona sepse ata e din më së miri se çka do të thotë cilësia e kualiteti”.
Gjithashtu Haziri thotë se ka edhe shumë partner të tjerë serioz me të cilët pritet të startojnë bashkë për të rrumbullakësuar punët finale.
“Globi Construction” planifikon të punësojë hiq më pak se 150 punëtor sezonal dhe ka ndihmuar e ndihmon vazhdimisht kategoritë sociale.
Ndryshe “Globi Construction”, jep mundësi banimi në apartamente komode, … zgjedhjen tuaj duke ju kursyer kohë dhe para, duke sjell tek ju një ndër objektet më moderne ne vend. Fillo jetën që ke ëndërruar! Ne përpiqemi që të lehtësojmë zgjedhjen tuaj duke prezantuar apartamentet më komode, të një kompleksi modern banimi është motoja e “Globi Construction”.
Vendi ku ndërtohet
“Globi Construction” Ju prezanton kompleksin afaristo banesor, Lokacioni Gjilan, Rruga e Ferizajit. Parking i përbashkët për banorët 2700 metra katror, parking nëntokësor: 2610 metra katror dhe lokale: 4068metra katror. Banim: 17434.10 metra katror./rajonipress/
Artikull i sponsorizuar