Fundamenti

Global Consulting nga Gjilani fiton Kurorën e Artë Spanjolle

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pavarësisht ndërhyrjeve politike të vendeve, kompania Kosovare Global Consulting & Development Associates shpallet fituese e Kurorës së Artë nga Konventa Spanjolle Business Initiation Direction – fondacion me seli në Madrid të Spanjës vend ky që nuk njohu Kosovën tha Arsim Vranovci.

Kompania Kosovare, Global Consulting & Development Associates nga Gjilani, ka fituar Kurorën e Artë Mbretërore për kualitetin e lartë të shërbimeve të ofruara në Konventën Spanjolle të organizuar nga Business Initiation Direction (BID) dhe ka marrë Kurorën e Artë në Londër me 25 Nëntor 2012.

Gjatë kësaj konvente BID ka mirëpritur udhëheqësit e 72 bizneseve nga e gjithë bota, të cilët morën pjesë në këtë Konventë Ndërkombëtare të Cilësisë Mbretërore, përfshirë këtu edhe kompaninë e vetme Kosovare, Global Consulting & Development Associates , e cila u shpërblye me Kurorën e Artë.

UBT

Kjo kurorë ju dorëzua nga Presidenti dhe themeluesi i BID zoti Jose E. Prieto nga Spanja Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë Global Consulting & Development Associates nga Gjilani zotit Arsim Vranovci me datë 25 nëntor 2012 në Tower Brigde – Gala Dinner ne Londër.

Konventa e 24-të Ndërkombëtare për Cilësinë Mbretërore, Londra 2012, është pjesë e programit vjetor të B.I.D. program ky i projektuar për të njohur prestigjin e kompanive, organizatave, dhe biznesmenëve të shquar në botën e biznesit.

Kriteret për përzgjedhjen e kompanive fituese janë të ketë përsosmëri në udhëheqje dhe menaxhim të biznesit, cilësia e shërbimeve dhe përsosmëria e tyre, prestigji i emrit të biznesit si dhe avancimi në teknologjinë informative, zhvillimi i inovacionit, dhe zgjerimi i kompanisë. Kriter këto të përmbushura nga Global Consulting & Development Associates me seli në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.