FITORJA

Gliha mendon se Kosova e meritoi fitoren, për të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur pas humbjes ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët i mbyllen eliminatoret e Euro 2024 me humbje 0-1 nga Bjellorusia duke bërë që ekipi përfaqësues të përfundoj në pozitën e pestë.

Pas kësaj humbje, Gliha ka thënë se ndihet krenar me ekipin e tij dhe mendon se e merituan fitoren. Por, slloveni u ankua gjithashtu për mungesat e shumta.

“Jam shumë krenar për lojtarët sepse luajtën shumë mirë sonte, patëm shumë mundësi, ambicie. U desh të kishim një penallti, 100%, por gjyqtari nuk e di se pse nuk e dha as nuk shkoi ta shikoj VAR-in”, ka thënë fillimisht Gliha pas ndeshjes.

Mobi Casa

“Periudha negative? Ne luajmë pa sulmues. Luajtëm pa Muriqin, pa Rashicën, pa Rrahmanin, kështu që nëse do ishin ata, ne do të shënonim dy gola. Ne patëm shumë mundësi drejt portës, por nuk ishin sulmuesit adekuat ata që i kishin sot. Dhe nëse nuk janë ata që duhen të jetë, është e vështirë”.

“Vendi i pestë? Ju duhet ta dini, ne kemi luajtur dy herë me Zvicrën dhe kemi barazuar. Kemi fituar ndaj Izraeli dhe e mposhtem Andorrën”.

Në fund, Gliha foli edhe për të ardhmen duke mos sqaruar asgjë.

“E ardhmja? Njerëzit janë të mirë ndaj meje. Kam pasur momente të mira. Te shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.