RCCOLA

Gjysmë miliardi borxh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Njohës të çështjeve ekonomike janë të shqetësuar me shpejtësinë e rritjes së borxhit publik. Sipas tyre, krahasimi i borxhit të brendshëm të vitit 2012 me atë të vitit 2014 tregon një dallim të madh.

Borxhi publik, nga 73 milionë euro, sa ishte në vitin 2012, në fund të qershorit të vitit 2014 ka arritur në 235 milionë euro.

Uji Dea

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, të cilët nuk dëshirojnë të prononcohen me emra, por të citohet Zyra për Informim, borxhi publik në fund të tremujorit të dytë ka qenë 554.45 milionë euro, i përbërë prej 318.95 milionë euro borxh i jashtëm dhe 235.50 milionë euro borxh i brendshëm.

“Objektivi kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës në Strategjinë Afatmesme të borxheve është që të sigurojë financimin e buxhetit me koston më të ulët të mundshme, gjithmonë duke pasur parasysh nivelin e pranueshëm të ekspozimit ndaj rreziqeve financiare”, thuhet në përgjigjet zyrtare të Ministrisë së Financave. /kosovasot/