Hidromorava

Gjysmë maratona i dha zë e fuqi Gjilanit, nderoi me plotë meritë veprën dhe kontributin e Agim Ramadanit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në gjysmë maratonën “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”, ngadhënjen Musa Hajdari e Gresa Bakrraqi . Gjysmë maratona i dha gjallëri qytetit të Gjilanit, i dha zë, fuqi e kuptim nderimit dhe figurës emblematike të Agim Ramadanit. I madh e i vogël sot ishin përkrah maratonës e cila përshkroi shumë zemra e simpatizant sportiv. Familja e Agim Ramadanit ishte e pranishme gjatë gjithë kohës. Muhamet Ajrullahu ndihej shumë i lumtur që ideja dhe përkrahja e tij maksimale për këtë ngjarje po merrte kuptimin e dëshiruar në shumë drejtime.

Gjithçka ishte bërë gati qysh në orët e mëngjesit. Gjysmë maratona po priste figura sportive, politike, krijues, qytetar të të gjitha kategorive, familjar të Agim Ramadanit ishin të pranishëm kudo për të përkrah të gjithë ata që po e nderonin heroin e tyre, heroin e Gjilanit, të Anamoravës e krejt Kosovës.

Ashtu siç ishte Agimi në luftë, me idenë për bashkim e unitet ushtarak, ashtu u bënë edhe sot bashkë të gjithë për të nderuar maratonën dhe figurën emblematike të Agim Ramadanit.

Muhamet Ajrullahu nipi i Agim Ramadanit dhe përkrahës dhe ndër organizatorët kryesor të kësaj ngjarje të madhe sportive tha se është shumë i lumtur dhe krenar që sot Gjilani foli me gjuhën e Agim Ramadanit. “Daja Agim përmes poezive mbresëlënëse ka ftuar gjithmonë për unitet brenda popullit shqiptar, ndërsa sot ne të gjithë u bëmë bashkë për ta realizuar këtë ëndërr dhe synim të tij” tha Ajrullahu.

Rrugët e qytetit të Gjilanit që nga mëngjesi sot ishin për plotë me atletë të ndryshëm. Në praninë e shumë personaliteteve, shoqëroro-politike, familjar e sportist anembanë Kosovës nën tingujt e muzikës, u mbajt gjysmë maratona “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”.

Gjysmë maratona 21 klm e 138 metra është organizuar siç është më së miri nga organizatorët.

Pozita e parë i ka takuar Musa Hajdarit nga Kamenica, i cili shtegun e kaloi për 1 orë 14 min e 29 sek.

Mobi Casa

Ndërsa, fituese në konkurrencën e femrave ishte Gresa Bakrraqi nga Peja e cila shtegun e kaloi për 1 orë 25 min e 31 sek.

Në vrapimin në 5 km ishte më i miri Genc Isufi nga Prishtina, ndërsa në konkurrencën e femrave ishte Ornela Belegu nga Peja.

Në 5 km për veteran më i miri ishte Bledar Mesi nga Shqipëria, ndërsa tek veteranet ishte Natyra Shala nga Peja.

Në vrapimin në 2 km për pionierë më i miri ishte Lorent Mazreku nga Malisheva, ndërsa tek femrat ishte Velona Mani nga Podujeva.

Tek garuesit me nevoja të veçanta ngadhënjeu Reshat Haliti nga Gjilani. Atletët fitues në këtë gjysmë Maratone kanë përfituar nga 1138 Euro, pozita e dytë nga 552 euro ndërsa pozita e tretë nga 276 euro.

Atleti i mirënjohur kosovar njiherit fitues i kësaj gjysmë maratone, Musa Hajdari ka deklaruar. “Ishte një shteg shumë i vështirë, kemi pasur dikun rreth mbi një kilometër pa asfalt e baltë, ndërsa shtegu i garës ka qenë më i madh për një kilometër e gjysmë që për atletin do të thotë shumë. Jam shumë i nderuar që me këtë fitore po nderojmë heroin e kombit Agim Ramadanin – Katana, dhe nuk ka ma kënaqësi se të vraposh për një kolos të kombit”./rajonipress/