UBT

Gjysma e Zhegrës pritet të bëhet me rrjet të kanalizimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zhegra do të bëhet shumë shpejt me rrjet të kanalizimit prej 730 metra gjatësi, në të cilën përfshihet një pjesë e mirë e fshatit.

Në terren ka dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili në inspektimin e punimeve, tha se ky projekt po realizohet bashkëpunim edhe me banorët, përkatësisht Këshillin e fshatit Zhegër.

“Është një lloj bashkëpunimi që po ndodhë kësaj radhe në ndërtimin e kanalizimin e fshatit, në gjatësi prej 730 metrash, që përfshinë një pjesë dërmuese të fshatit Zhegër. Komuna e Gjilanit participim me mbështetje në kuptim të instalimit dhe dhënies së gypave e pusetave të ndryshme, ndërsa komuniteti i fshatit ka marrë përsipër ndërtimin e kanalit dhe ky është shembull shumë i mirë i bashkëpunimit”, tha Haziri.

Mobi Casa

Haziri pohoi se punët në projektet infrastrukturore po ecin dinamikë shumë të mirë, duke shtuar se janë tejkaluar parashikimet e Komunës sa i përket investimeve në këtë fushë.
“Katërshja e madhe prioriteteve në infrastrukturë e kryetarit Haziri po ecën në një dinamikë shumë të mirë të punës, aq sa na lejojnë mundësitë financiare dhe shpresojmë që me këtë dinamikë të punës që jemi duke ecur nuk do të shkojnë as katër vite dhe ky premtim do të realizohet. Mund të them se i kemi tejkaluar parashikimet për këtë vit sa i përket investimeve në infrastrukturë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Shemsedin Elezi, kryetar i këshillit të fshatit Zhegër, u shpreh të jetë i gëzuar që po u rregullohet kanalizimi, për të vlerësuar se ky projekt ka dalë si propozim nga Këshilli i fshatit, për të cilin tha se është model i bashkëpunimit të mirë me komunën në paraqitjen dhe implementimin e projekteve të tyre në të mirë të banorëve të fshatit. “Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin me Komunën sa i përket realizimit të këtij projekti. Ne e kemi marrë përsipër që vetë ta kryejmë kanalin, duke marrë parasysh që Komuna po punon gjithkund dhe nuk kemi mundësi ta presim derisa të lirohet teknika. Kjo është një nismë e Këshillit të fshatit dhe po implementohet në bashkëpunim me Komunën dhe ky është një shembull i mirë. Po pres që edhe në të ardhmen të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë”, tha Elezi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.