HW

Gjysma e Evropës kërkon Mustafin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sipas gazetës gjermane, Bild, gjysma e skuadrave nga Evropa po synojnë ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Shokdran Mustafi, kampioni i botës me Gjermanin, është duke shkëlqyer me Valencian në La Liga këtë sezon.

Pas paraqitjeve të mira me ekipin spanjoll, gjysma e skuadrave nga Evropa po synojnë ta transferojnë mbrojtësin shqiptar, raporton gazeta gjermane, Bild.

Sipas Bildit, Juventusi tashmë zyrtarisht ka kontaktuar Valencinë për ish anëtarin e Sampdorias dhe Evertonit, përcjell Express.

ARKATANA

Por, kampionët e Italisë nuk janë të vetmit. Mustafi ka zgjuar interesimin e Interit, Bayern Munichut, tri skuadrave angleze (ndër to edhe Tottenham) si dhe dy gjigantëve nga La Liga, Barcelonës dhe Atleticos.

“Unë kam kontratë në Valencia dhe ndjehem rehat këtu. Por, ju nuk e dini se çfarë ndodh në futboll”, ka deklaruar Mustafi për Bild.

Mustafi ka kontratë me Valencinë deri në verën e vitit 2019. Kartoni i shqiptarit llogaritet 50 milion euro. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.