RCCOLA

Gjyshi: Dyshoj se Bleonën e zhduku e ëma, do e kërkoj sa të kem jetë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Bleona Mata ishte vetëm 6 vjeç, kur u zhduk pa gjurmë. Pas mbetën kujtimet, shumë dhimbje dhe lot. Gjyshi i saj, Zenel Mata, me lot në sy thotë se “sa të rrahë zemra e tij do ta kërkojë Bleonën e vogël”.

Ai beson fort se Bleona është gjallë dhe ndodhet diku, edhe pse nuk di të thotë më shumë. Dyshimet për zhdukjen e vogëlushes, i adreson tek e ëma, Bukuria, ish-nusja e djalit. Është tejet i matur, kur flet për të. Nuk përdor fjalë fyese, apo denigruese ndaj saj dhe ndryshe nga më herët, nuk e akuzon për moral të dobët, por sërish, beson se në zhdukjen e mbesës ka gisht nëna e saj, gruaja që nusëroi për vite në familjen e tij. “Ne dyshojmë se e ka zhdukur e ëma, Bukuria”, thotë gjyshi i Bleonës.

Për herë të parë, ai flet dhe për brengën e madhe që ka në zemër, pasi prej tri vitesh, ai nuk takon dot as nipin e vogël, të cilin ish-nusja e djalit, e ka marrë me vetë pas divorcit…

Z.Mata kanë kaluar tri vite që prej zhdukjes së Bleonës. Ju vijoni ta kërkoni?

Bleona është zhdukur prej tri vitesh dhe asnjë ditë ne nuk kemi reshtur së kërkuari. Kemi kërkuar gjithandej. Nuk kemi lënë njeri pa takuar dhe pa pyetur. Po me policinë keni patur kontakte.

Po hetohet lidhur me ngjarjen?

Po, vetëm javën e fundit kam patur tre herë kontakte me organet kompetente. Por, realisht nuk dimë ç’të themi.

Edhe pse kanë kaluar tri vite që nga zhdukja, ju besoni që Bleona është gjallë?

Jemi të sigurt që Bleona është gjallë. Vajza nuk është marrë për tu dëmtuar, por për interesa të ngushta të nënës së saj, Bukuries.

Ish-nusja e djalit tuaj, nëna e Bleonës ju akuzon ju, me saktë vajzën tuaj se ka gisht në zhdukjen e Bleonës. Si ju përgjigjeni këtyre akuzave?
Më mirë të heshtësh para budallikut të saj, sesa të flasësh. Vajza ime nuk ka gisht në zhdukjen e Bleonës. Nuk do ta bënte kurrsesi një gjë të tillë.

UBT

Ditën e zhdukjes së Bleonës me të kanë qenë dhe disa vajza të tjera, kushërira të saj. Ju dyshoni tek ato?

Dyshime kemi, por nuk i vëmë dot gisht njeriu, sepse nuk kemi asnjë fakt. Vajzat janë pyetur, por nuk na thonë asgjë. Ne dyshojmë se e ka zhdukur vetë e ëma, Bukuria.

Ku bazoheni kur thoni që e ka zhdukur e ëma dhe cilat mund të jenë arsyet që e kanë shtyrë ta bëjë një gjë të tillë?

Ish-nusja e djalit tim ka hedhur akuza të rënda ndaj nesh, ndaj këtu dyshojmë se diçka nuk shkon, që vetë ajo ka gisht në zhdukjen e vajzës. Kohët e fundit është arrestuar Begzim Isa, ndaj të ci l i t bien dyshime se mund të ketë gisht në zhdukjen e Bleonës.

Ju dyshoni tek Begzim Isa? Ne dyshojmë tek të gjithë, por nuk e njoh fare atë djalin dhe nuk di ç’të them lidhur me të.

Do vijoni ta kërkoni Bleonën?

Do ta kërkojmë tërë jetën, derisa zemrat tona të rrahin. Kërkimet do ti bëjmë si familje, të shkëputur nga ish-nusja e shtëpisë, Bukuria.

E keni takuar nipin?

Këtu është thembra e Akilit, e ka marrë djalin dhe nuk e lejon të takohet me ne. Kemi tri vite që se kemi takuar nipin. Kemi kërkuar ta rrisim vetë djalin dhe Bukuria mund ta takonte kur të donte. Por, në gjykatë vetë ka thënë që nuk kam nevojë për ndihmë, do ta rris vetë. Ne kemi mall për të dhe na dhemb zemra që s’e takojmë./gazetashqiptare/