HW

Gjyshi dhe gjyshja

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Xhemë Karadaku

Moti, diku në një pallat,
Një gjysh dhe një gjyshe
Pasdite zhvilluan debat,
Por e bënë më ndryshe!

Gjyshen përlan një trill,
Nis e flet plot me satirë,
I thotë gjyshit: Bandill!
Tërë ditën – në pasqyrë.

Kot kujton se je djalosh
Të ka rënë bora n’flokë
Ndale veten o mjekrosh
Mos fluturo-ec përtokë!

Uji Dea

E, gjyshi ia ktheu pastaj,
Me ironi, si bandill i keq:
-Çapkëne, pse je në vaj?
Nga zemra nuk të heq…!

Nëse aty nuk t’rrihet ty,
Shprehe mendimin lirë
Dil e merre botën në sy
Ndoshta gjen më mirë?!

Si një Këshill Përqafimi,
Nipi edhe mbesa, thonë,
Një Marrëveshje Pajtimi
E arritën përgjithmonë!.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.