Fundamenti

Gjyqtarja që dëmtoi shtetin mbi 100 milionë euro

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vetëm gjyqtarja Naxharije Hoti ka shpronësuar tokë të shtetit në vlerë prej rreth 100 milionë euro.

Shtatëdhjetë e tre hektarë e 9590 metra tokë në dalje të Prishtinës mbajë firmën e shpronësimit të paligjshëm të ish-gjyqtares së Gjykatës Komunale të Prishtinës, Hoti, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi një pjesë të madhe të kësaj toke po ndërton një lagje të tërë një person që pretendon se është nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

FIDANISHTJA

Ish-gjyqtarja dhe biznesmeni dyshohen se i përkasin një grupi kriminal pjesë e të cilit janë edhe Dukagjin Emërllahu, Bahrije Uka, Gani Ademi dhe Reshat Fetahu, pronat e të cilëve janë bastisur të martën nga Policia e Kosovës.

Gani Ademi dhe Reshat Fetahu janë zyrtarë ligjorë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.