Fundamenti

Gjyqtari Ramiz Azizi zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Ramiz Azizi.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur:
Ramiz Azizi është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore Gjilan.

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002.

Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkëngjit në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004.

Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 gjyqtari Azizi ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan.

ARKATANA

Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji Korrik të vitit 2013 ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

ërveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në shkollën e mesme Gjimnazi ,”Zenel Hajdini”.

Gjatë vitit 1987 ka qenë sekretar i shkollës fillore “Zenel Hajdini”.
Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si sekretar-drejtor në Kooperativën Bujqësore “Malisheva” në Malishevë.

Një vit më vonë ai punoi si zyrtar ligjor dhe ushtrues detyre i drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.