GRANDEMALL

Gjyqtari Naser Maliqi kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Ramë Dauti

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Naser Maliqi, në cilësinë e paditësit ushtron padi ndaj të paditurit Ramë Dauti për kompensim të dëmit jomaterial, për shkak te shpifjes. Obligohet i padituri Ramë Dauti nga Vitia, që në emër të kompensimit të demit jomaterial, për shpifjet e bëra në emër të gjyqtarit Naser Maliqi, për dëmtimin serioz të reputacionit të tij si gjyqtar, për shqetësimet që ia ka shkaktuar atij dhe familjes se tij, t’ia paguaj paditësit Naser Maliqi shumën prej 100.000,00 euro (njëqindmijë euro), me kamatë prej 4.5 %, që nga dita e paraqitjes se kallëzimit të rrejshëm me 26.08.2010, e deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës, që do të precizohen në fund të seancës ka shkruar përfaqësuesi i paditësit avokati Ramadan Leka nga Gjilani.

I padituri Ramë Dauti më datë 26.08.2010, në cilësinë e paditësit subsidiar (pasi më parë iu kishte hedhur kallëzimi penal nga Prokuroria Komunale e Prizrenit) ka lajmëruar rrejshëm në Gjykatën Komunale në Prizren, se kinse tani paditësi Naser Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti, ka kryer vepër penale shpërdorimi i detyrës zyrtare apo i autorizimit edhe pse ka qenë në dijeni se një vepër e tillë nuk është kryer nga tani paditësi Naser Maliqi, sepse lënda për të cilën ka pohuar tani i padituri Ramë Dauti, është kryer nga Naser Maliqi dhe është vërtetuar deri në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë dhe se për kallëzimin e lartpërmendur nga tani i padituri, Gjykata e Qarkut në Prizren me datë 23.02.2011 në seancën për konfirmimin e aktakuzës KA nr. 165/2010, e ka hedhur akuzën e paditësit subsidiar, tani të paditurit Ramë Dauti dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj gjyqtarit, raporton rajonipress.

Për këtë arsye paditësi Naser Maliqi pas përfundimit të procedurës penale ndaj tij, ka bërë kallëzim penal në PPK të Gjilanit, ndaj tani të paditurit Ramë Dauti, për vepër penale “kallëzim i rrejshëm”.

Gjykata Themelore në Gjilan-Dega në Kamenicë e ka shpallë fajtor tani të paditurin Ramë Dauti dhe e ka dënuar me dënim efektiv burgu në kohëzgjatje prej 40 ditësh.

Këtë aktgjykim, Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtine e ka vërtetuar, duke e refuzuar ankesën e të akuzuarit-tani të paditurit Ram Dauti, si të pa bazuar, me ç’rast Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan-Dega në Kamenicë është bërë i plotfuqishëm.

Uji Dea

Paditësi është i bindur, se Ramë Dauti duke bërë kallëzim të rrejshëm në Gjykatën Komunale në Prizren, se gjoja gjyqtari Naser Maliqi ka shpërdoruar detyrën zyrtare dhe autorizimin, ka bërë shpifje ndaj gjyqtarit Naser Maliqi, kështu ka përhapur rrethana të pa vërteta, me ç’rast gjyqtarit Naser Maliqi, tani paditës i janë shkaktuar shqetësime të mëdha psiqike, duke e vu në një pozitë nënçmuese, si i akuzuar në Gjykatën Komunale në Prizren, e pastaj edhe në Gjykatën e Qarkut në Prizren, duke u detyruar të ulet në bankën e të akuzuarve.

Gjyqtarit Naser Maliqi-tani paditësit, me këtë rast i është dëmtuar rëndë reputacioni dhe autoriteti si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti dhe njerëzit që e kanë kuptuar këtë gjë, e kanë parë punën e tij të mëtejme me dyshime, deri sa ka përfunduar procedura penale në Prizren.

I padituri këtë lajm të rremë-shpifje e ka përhapur edhe nëpërmjet mjeteve të informimit.
Duke marr parasysh këto fakte, konsiderojmë se paditësit i janë shkaktuar dëme të shumëfishta nga kallëzimi i rremë dhe shpifjet që janë bërë nga tani i padituri Ramë Dauti, dëmtimi serioz i reputacionit të gjyqtarit, i ka shkaktuar shqetësime të mëdha psiqike paditësit dhe familjes së tij, për këtë arsye kërkojmë nga Gjykata Themelore në Gjilan Dega në Viti, që pas mbajtjes dhe shqyrtimit të provave të propozuara, të shpall: Aktgjykim.

Që të aprovohet kërkesëpadia e paditësit Naser Maliqi, obligohet i padituri Ramë Dauti nga Vitia, që në emër të kompensimit të demit jomaterial, për shpifjet e bëra në emër të gjyqtarit Naser Maliqi, për dëmtimin serioz të reputacionit të tij si gjyqtar, për shqetësimet që ia ka shkaktuar atij dhe familjes se tij, t’ia paguaj paditësit Naser Maliqi shumën prej 100.000,00 euro (njëqindmijë euro), me kamatë prej 4.5 %, që nga dita e paraqitjes se kallëzimit të rrejshëm me 26.08.2010, e deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet e procedurës, që do të precizohen në fund të seancës ka shkruar përfaqësuesi i paditësit avokati Ramadan Leka nga Gjilani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.