Fundamenti

Gjyqtari i futbollit Valbon Hoxha me asistentët e tij shkëlqejnë në Francë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjyqtari i futbollit, Valbon Hoxha nga Cërnica e Gjilanit me asistentët e tij Zgjim Rahimi e Faton Jakupi poashtu nga Gjilani, kanë shkëlqyer në ndarjen e drejtësisë në fushën e futbollit.

Gjyqtari Hoxha me hapa të sigurt po i hap shtigjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa këtë zeje fisnike të futbollit e ka të trashëguar nga babai i tij Malazog Hoxha, i cili konsiderohet si ish-njëri ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin Kosovar.

Hoxha si 17 vjeçar ka filluar të ndaj drejtësinë me talentin që ka, në vitin e kaluar ka filluar të ndaj drejtësinë në Ligën e Parë të Kosovës dhe brenda 4 vitesh është duke ndërtuar një karrierë tejet të suksesshme.

Gjyqtari 21 vjeçar, Valbon Hoxha së bashku me asistentët e tij ka ndarë drejtësinë në turneun më të madh të futbollit në Francë, “Paris world Games”. Ky turne i madh i futbollit është mbajtur 7 ditë rresht, nga 7.7 2018 gjerë më 13.7.2018.

Me paraqitjet e tyre në 5 ndeshje sa kanë ndarë drejtësinë kanë lënë përshtypje tejet të mira, duke dëshmuar se Hoxha më shokët e tij ka një ardhmëri të mirë në karrierën e tij.

UBT

Hoxha ka bërë të ditur se në cilat ndeshje ka ndarë drejtësinë.
“Gjatë 7 ditëve kemi referuar në 5 ndeshje, një në grup moshën 17 vjeç dhe 4 ndeshje tjera të grup moshave 19 vjeç, ne kemi pasur rastin të ndajmë drejtësinë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”.

Hoxha thekson se janë vëzhguar nga shumë shtete evropiane dhe gjyqtar ndërkombëtar.
” Jemi vëzhguar nga shumë vëzhgues ndërkombëtar nga Gjermania, Skocia, Anglia e Franca, ndërsa jemi vëzhguar nga ish-gjyqtari ndërkombëtar Michel Vautrot, i cili ka gjykuar finalen e kampionatit europian Holandë-Unioni Sovjetik si dhe gjysmëfinalen e kampionatit Botëror dhe shumë ndeshje të mëdha ndërkombëtare, nën vëzhgimin e gjyqtareve më nam Europian e Botëror ishim edhe nga gjyqtari
Anglez, David Coote”.

Talenti i madh në ndarjen e drejtësisë në fushën e futbollit, Valbon Hoxha, thekson se në fund të turneut vëzhguesit e këtyre ndeshjeve në raportet e tyre kanë lavdëruar punën e tyre.
” Vëzhguesit e ndeshjeve, pas ndeshjeve në raportet e tyre në ndarjen e drejtësisë nga ana jonë kanë qenë shumë pozitive, kjo dëshmon nga 130 gjyqtar nga 30 vende të botës, asistenti Faton Jakupi fitoi çmimin si asistenti më i mirë i turneut”, ka thënë Hoxha.

Gjyqtari Hoxha ka edhe një falënderim të veçantë drejtuar FFK-së dhe kryetarit të Gjyqtareve të Kosovës, Përparim Hasani.
“Federata na ka përkrahur në çdo hap dhe i falënderohemi nga zemra gjithashtu edhe kryetarit të gjyqëtarve të Kosovës, Përparim Hasanit për mbështetjen e vazhdueshme në aspektin profesional, ndërsa një falënderim i veçantë shkon për Presidentin e turneut Daniele Curcio, i cili ka bërë çdo gjë që ne të jemi si në shtëpinë tonë”.

Nuk ka dyshim se futbollit Kosovar, po i vijnë gjyqtar që shumë shpejt do të prekin arenën ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.