Gjyqtari Hasan Sadiku, ka arritur moshën e pensionimit

Gjilan – Gjyqtari Hasan Sadiku ka qenë Mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Novobërdë.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër:
Gjyqtari Hasan Sadiku diplomoi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1978, ndërsa ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 1988.

Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Gjilan nga viti 1979-1981.
Më pas filloi punën si gjyqtar i Gjykatës Komunale deri në vitin 1989.
Nga viti 1989 e deri në 1990 ka qenë prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan.

Ndërsa në vitin 2000 përsëri është kthyer në pozitën e gjyqtarit, por kësaj radhe në Gjykatën e Qarkut deri në vitin 2012.

Nga data 01.01.2013. është emëruar dhe ka vazhduar të ushtoj detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda deri në Tetor 2015, për të kaluar më pas si gjyqtar Mbikëqyrës në Degën e Novobërdës.

Mbikëqyrës i kësaj dege nga sot do të caktohet Ushtrues Detyre, gjyqtarja Emine Salihu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).