ARKATANA

Gjyqtarët me “vulë” të politikës të nxirren jashtë sistemit

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Problemet në sistemin gjyqësor dhe përgjithësisht në drejtësi janë të mëdha dhe kështu si është duke u vepruar duken të vështira për t’u zgjidhur. Problemi më i madh qëndron në faktin se nuk ka vullnet dhe as dëshirë që ky sistem të reformohet.

Spahiu: Nuk ka vullnet nga klasa politike, që të funksionojë sistemi gjyqësor në Kosovë.

“Duhet të verifikoheshin njerëzit, që ushtrojnë detyrat e tyre ligjore për nga përgatitja profesionale, dhe mbase të largoheshin ata që aty janë vendosur nga strukturat e larta politike. Më në fund për dështimet në sistemin e drejtësisë tashmë do të duhej të adresoheshin fajësitë, duke filluar nga KGJK-ja, pastaj KPK-ja, por gjithashtu edhe nga vetë Parlamenti e Qeveria e Kosovës, që mbajnë barrën e fajit kryesor për dështimet në sistemin e drejtësisë”, është shprehur analisti Naim Kelmend,raporton Gazeta Kosova Sot

Problemet në sistemin gjyqësor dhe përgjithësisht në drejtësi janë të mëdha dhe kështu si është duke u vepruar duken të vështira për t’u zgjidhur. Problemi më i madh qëndron në faktin se nuk ka vullnet dhe as dëshirë që ky sistem të reformohet. Kështu të paktën kanë vlerësuar ekspertët e kësaj fushe, por edhe opozitarët e vendit, derisa kanë thënë po ashtu se çfarëdo slogani për reformim të sistemit gjyqësor më tepër përmban një tendencë për ndërhyrje në sistemin gjyqësor sesa një dëshirë e vërtetë për të pasur një sistem kredibil dhe profesional gjyqë- sor. Për më tepër, sipas tyre, në një shtet të kapur në të gjitha segmentet e tij është pothuajse e pamundur që një segment siç është drejtësia të funksionojë në mënyrë të pavarur, derisa, siç thonë, nuk mund të kërkohet përgjegjësi, kur përgjegjësit janë në pushtet dhe ata që duhet të kërkojnë përgjegjësi janë vetë përgjegjësit për këtë situatë, në të cilën gjendet drejtësia sot. Ndaj është shtruar edhe çështja se përse askush në këtë vend nuk merr përgjegjësinë për degradimin e sistemit të drejtësisë, qoftë KGJK-ja ose KPK-ja, por edhe institucionet e tjera. Dihet mirëfilli se politikanët janë ata që përfitojnë nga kjo gjendje e brishtë në drejtësi.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se pushteti i Gjyqësorit ka vuajtur nga ndërhyrjet e politikës që nga koha e UNMIK-ut, e që vazhdon të vuajë edhe sot pasojat e këtyre ndërhyrjeve në pavarësinë e tij, duke vazhduar kështu edhe me papërgjegjshmëri, edhe pas pavarë- sisë së shtetit dhe pavarësisë institucionale nga ndërhyrjet dhe ndikimi i politikës së pushtetmbajtësve mbi Gjyqësorin. “Ndërkaq, asnjëherë partitë politike në pushtet nuk kanë qenë të interesuara, që ta fuqizojnë një sistem drejtësie sa më funksional e të pavarur, por e kanë shtrirë edhe më fort ndikimin e vet mbi Gjyqësorin, duke e vënë në shërbim të interesave të tyre, në mënyrë që të përfitojnë nga puna e organeve të drejtësisë. Andaj, duhet që të ndodhë një reformim i thellë. Për rrjedhojë do të duhej të verifikoheshin njerëzit, që ushtrojnë detyrat e tyre ligjore për nga përgatitja profesionale, dhe mbase të largoheshin ata që aty janë vendosur nga strukturat e larta politike. Më në fund për dështimet në sistemin e drejtësisë tashmë do të duhej të adresoheshin fajësitë, duke filluar nga KGJK- ja, pastaj KPK-ja, por gjithashtu edhe nga vetë Parlamenti e Qeveria e Kosovës, që mbajnë barrën e fajit kryesor për dështimet në sistemin e drejtësisë”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

Fundamenti

Kurteshi: Shumë gjyqtarë kanë marrë pjesë në transaksione të paligjshme të pronave Deputeti Ismail Kurteshi, nga ‘Vetëvendosje’, thotë se së pari në një shtet të kapur në të gjitha segmentet e tij është pothuajse e pamundur që një segment, siç është drejtësia, të funksionojë në mënyrë të pavarur, derisa, sipas tij, përgjegjësia tash natyrisht që nuk është jetim, ngase dikush është përgjegjës.

Ai tha se nuk mund të kërkohet përgjegjësi, kur përgjegjësit janë në pushtet dhe ata që duhet të kërkojnë përgjegjësi janë vetë përgjegjësit për këtë situatë, në të cilën gjendet drejtësia sot. “Natyrisht se segmenti i drejtësisë është një ndër levat më të rëndësishme të shtetit dhe pa një drejtësi të pavarur nuk mund ta kemi një shtet ligjor dhe funksional, mirëpo edhe pse me Kushtetutë e ligje drejtësia është e pavarur, një pjesë e madhe e njerëzve, të cilët kanë funksione udhëheqëse në sistemin e drejtësisë, nuk kanë kredibilitet, nuk janë të zotët që ta ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur”, është shprehur Kurteshi.

Ai tutje shtoi: “Dihet se shumë gjyqtarë kanë marrë pjesë në transaksione të ndryshme, në bartjen e pronave në mënyrë të paligjshme, në blerjen e pronave jashtë procedurave, kanë përfituar shumë miliona, madje janë larguar nga puna ose kanë marrë dënime simbolike prej kolegëve të tyre po ashtu të korruptuar. Prandaj, vërtet ka nevojë për ndryshime, por unë nuk mund ta marr me mend se ndryshimet do të ndodhin pjesërisht me këtë pushtet të korruptuar që nuk mund të ketë drejtësi të mirëfilltë, pasi drejtësia e mirëfilltë si edhe çdo fushë tjetër që do duhej të korrigjohej, korrigjohet vetëm kur ky pushtet bie dhe në vend të tyre vijnë njerëz, të cilët janë të interesuar që Kosovën ta bëjnë shtet ligjor dhe funksional”.

Kurteshi thekson se shumë gjykatës dhe njerëz të drejtësisë sot e përmendin pavarësinë kur dikush i kritikon, sepse thonë se janë të pavarur. “Por, edhe ajo pavarësi është e limituar, pasi nuk mund të bësh çfarë të duash në emër të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, por duhet të punosh bazuar në ligje dhe t’u ikësh ndikimeve politike, ndërsa këtu ndodh e kundërta, pasi nuk punojnë me ligj dhe u nënshtrohen ndikimeve politike”, është shprehur deputeti Kurteshi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.