UBT

Gjyqtaret kosovare që po e rrisin shikueshmërinë!

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Futbolli kosovar numëron pesë gjyqtare në të gjitha kategoritë, por dy janë më të veçanta. Bëhet fjalë për motrat nga Mitrovica, Fixhrie e Florie Sadiku. Ka pesë vite që ato ndajnë drejtësinë nëpër fushat e futbollit, fillimisht te juniorët e tani edhe në Ligën e Dytë.

Dhe, nëse gjatë kësaj kohe është rritur numri i shikuesve nëpër stadiume, sigurisht një pjesë të fajit e kanë pikërisht ato, pasi bukuria e tyre është goxha joshëse.

‘Fixhi’ e ‘Flori’ siç i njeh shoqëria, fillimisht kishin nisur me atletikë në klubin e Trepçës. Duke parë se janë të zonjat për gjithçka, ato i kishin zgjeruar ‘rrënjët’, duke filluar të merren edhe me referim, por jo edhe me futboll.

“Gjithmonë e kam dashur referimin dhe sot jam gjyqtare prej pesë vitesh. Ma merr mendja që di të referoj mirë. Futbolliste kurrë nuk kam ëndërruar të jem edhe pse kam mundur, pasi nuk dëshiroj ta deformoj trupin dhe t’i përngjaj djemve”, u shpreh fillimisht ‘Fixhi’ për “Sport”, mendimi i së cilës në të shumtën e rasteve gjente përkrahje nga motra më e vogël me apo pa dëshirë.

Dallimi i vetëm ndërmjet ‘Fixhit’ dhe ‘Florit’ është se motra e vogël është në një lidhje me një mashkull, kurse e madhja po e pret ‘princin me kali të bardhë’, ndonëse shoqeve me shaka iu thotë se burri i saj quhet Lionel Messi. “Burri im sot dha një tjetër gol”, është shprehja më e shpeshtë e ‘Fixhit’, kur Messi vepron zakonshëm pothuajse në secilën ndeshje.

Klubet, përgatitja pas therave, dhuratat…

ARKATANA

Tutje, Fixhria e Floria flasin për klubet, të cilat i kanë vizituar në cilësinë e gjyqtareve. “Asnjë klub me thënë nuk është i mirë, por e mira e tyre është se lojtarët, kryesia apo edhe shikuesit janë të kthyeshëm”, tha ‘Fixhi’.

“Në Kosovë s’ka klub perfekt”, shtoi ‘Flori’. Duke u nisur nga ky aspekt dhe kushtet jashtëzakonisht të rënduara nëpër stadiumet e Ligës së Dytë, ‘bukurosheve’ Sadiku shpeshherë u ka rënë që para ndeshjeve të përgatiten edhe pas therave apo në ndonjë pjesë ku nuk vërejtur të paktën nga shumica. “Duke iu falënderuar kolegëve, ne përgatitemi në veturë, teksa ata largohen derisa ne të jemi gati. Mirëpo, ka pasur raste kur jemi ndërruar pas therave, pasi Policia e Kosovës nuk na ka liruar veturën e tyre zyrtare për ta bërë një gjë të tillë. Bile, tash po e kujtoj një rast. Ishte një ndeshje, kur për herë të parë erdhi babai im të më shikoj. Për fat të keq, atë ditë nuk kishte zhveshtore dhe u desh pas therave për t’u ndërruar. Ishte tmerr, por tash jemi mësuar. Disi na u është bërë njëjtë dhe mos me rrejt, nganjëherë edhe para syve të kolegëve ndërrohemi”, tregon Fixhria.

Sidoqoftë, ‘Fixhi’ dhe ‘Flori’ kanë privilegjet e tyre, madje jo të pakta. Motra e madhe shpjegon se sesi në një ndeshje të Ligës së Dytë ka pranuar një dhuratë modeste pas një skenë tronditëse.

“Referoja si anësore në një takim të rëndësishëm. Shikues kishte goxha shumë. Vetëm unë isha femër në fushë. U bë si u bë, përfundoi ndeshja dhe vendasi humbi. Të irrituar me rezultatin, shikuesit filluan t’i sulmonin kolegët bajagi shumë, derisa unë mbeta e vetmuar në mesfushë. Vetëm pritja se edhe mua mund të më sulmoj ndokush. Papritmas, te unë erdhi njëri nga tifozët që kishte shpërndarë më së shumti grushte për kolegët. I njëjti më dhuroi mua një çokolatë dhe më uroi për referimin. Unë mbeta e habitur dhe nuk dija se çfarë po ndodhë, madje nëse është ndonjë kamerë e fshehur. Thjesht, një moment i paharrueshëm për mua”, shprehet 22-vjeçarja.

Ndërkohë, ‘Flori’ rrëfen një moment kur në Obiliq, lojtarët ishin qortuar nga trajneri për mosangazhim. “O djem, angazhojuni e lëreni referen, se ajo i ka punët e veta”, thotë Floria. Sidoqoftë, asnjëra gjatë karrierës së tyre pesëvjeçare nuk ka pasur ndonjë sulm fizikë. Ato pranojnë se të qenit femër iu ka ndihmuar shumë, pasi disa herë kolegët e tyre meshkuj kanë pësuar keq në të njëjtën ndeshje, kur edhe ato kanë gjykuar si anësore. Përgjatë gjithë kësaj kohe, ‘Fixhi’ dhe ‘Flori’ kanë ndarë drejtësinë në të njëjtën ndeshje vetëm tri herë dhe në të tri rastet ato kanë qenë anësore. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.