ARKATANA

Gjyqësori mafioz mbron skandali në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-avokati i Popullit komenton refuzimin nga Prokuroria për trajtimin e veçantë të rastit “Hasani”.

Sistemi i drejtësisë, i kapur nga politika

“Do të ishte precedent i rrezikshëm ndryshimi i normës në çdo rast, për çdo vepër veç e veç. Ndryshimet duhet të përcjellin zhvillimet e përgjithshme në një shoqëri, por jo të bëhen ad hoc, sipas dëshirës së kujtdo qoftë”, u shpreh Kurteshi në bisedën me ”Kosova Sot”

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, e cilëson skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzim të kërkesës së Prokurorisë Speciale për zbatimin e mundësisë së hetimit të veçantë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

FIDANISHTJA

Hasani dyshohet për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës së autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar – nënshkrimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan. Një panel i Gjykatës Themelore të Prishtinës -Departamenti për Krime të Rënda, ka gjetur në aktvendimin e vet se kërkesa e Prokurorisë Speciale për “zbatimin e mundësisë së hetimit të veçantë është e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të pranohet dhe rrjedhimisht refuzohet, për shkak se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Si arsyetim tjetër në këtë aktvendim të Gjykatës Themelore përmendet edhe pavarësia në vendimmarrje e kryetarit dhe gjykatësve, e cila pavarësi garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet aktuale në fuqi.

Ish Avokati i Popullit në atë kohë, Sami Kurteshi, ngriti dyshimin për falsifikim të një dokumenti të Gjykatës Kushtetuese nga vetë kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.