UBT

Gjyqësori kosovar nuk di asgjë për Tribunalin

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Themelimi i Tribunalit të veçantë për krime të luftës i ka rënë në befasi gjyqësorit në Kosovë. Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci thotë se askush nuk është konsultuar fare me ta, madje për idenë e krijimit janë informuar vetëm nga mediat.

Ai thotë se nëse themelohet Tribunali, atëherë po injorohet sistemi i drejtësisë në vend. Madje, shton se nuk ka nevojë të themelohet Tribunali, pasi mjaftojnë gjyqtarët e EULEX-it, të cilët do të punojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Peci në një intervistë për KosovaPress thotë se ata si gjyqësor nuk kanë qenë të konsultuar rreth themelimit eventual të Tribunalit të veçantë jashtë kornizës ligjore e gjyqësore të Republikës së Kosovës. Por, e konsideron të paarsyeshëm themelimin e tij, pasi kanë bërë reforma të shumta dhe janë të gatshëm të marrin edhe lëndë të rënda.

“Unë personalisht mendoj që nuk kishte me qenë e arsyeshme të themelohet një Tribunal jashtë juridiksionit gjyqësor të Kosovës. Ju e dini që deri tash kemi punuar me misione të ndryshme, me UNMIK-un, tash EULEX-in. Është fakt që është biseduar edhe për misionin e EULEX-it pas qershorit 2014 dhe unë sa e di, ndoshta edhe është arritur marrëveshje se do të ketë gjyqtarë ndërkombëtarë në sistemin gjyqësor të Kosovës. Nuk është me rëndësi se si do të quhet mandati i ardhshëm. Në të njëjtën kohë po them se kanë me pas një rol monitorues me legjislacion por gjyqtari kur punon si gjyqtar, ai ka me pas edhe kompetenca ekzekutive”, thotë Peci.

Ai shprehet se ka qenë pjesë e takimeve teknike në Bruksel në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, por asnjëherë nuk është diskutuar çështja e themelimit të një Tribunali të tillë.

“Asnjëherë, unë sa kam qenë të takime nuk është diskutuar, sa i përket themelimit të Tribunalit të këtij llojit siç është proklamuar, siç është publikuar në media. Unë me përgjegjësi të plotë po them se nuk është diskutuar”, tha Peci.

Peci thotë se prezenca e gjyqtarëve në sistemit gjyqësor të Kosovës, me një mision tjetër ndërkombëtarë është i arsyeshëm edhe për ndonjë vjet në Kosovë. Por, nëse themelohet Tribunali, sipas tij, këta gjyqtarë ndërkombëtarë nuk e dinë se me çka do të merren. Peci thotë se gjyqësori vendor gjykon edhe persona për vrasje, krim të organizuar, raste shumë të rrezikshme të grabitjes, raste të vjedhjes grabitqare të grabitjeve, me kryerës të veprave të rënda, si dhe kanë vendosur edhe dënime kapitale me burg.

“Por nëse bëhet një Tribunal ashtu siç po mendohet, konceptohet, atëherë do të jetë një efekt, gjyqtarë ndërkombëtarë këtu edhe një Tribunal i veçantë këtu jashtë juridiksionit të Kosovës të ekzistoj edhe të funksionoj, atëherë nuk e di me çka do të merren këta gjyqtar që kanë me marr mandatin tjetër në gjyqësorin e Kosovës. Ndërsa, në anën tjetër shpesh kam thënë askush nuk mundet të vlerësohet, të krijohet një përshtypje për dikë, nëse nuk e len të provohet nëse po dinë, ose a po merret me raste të rënda. Ne gjyqësori vendor nuk jemi sprovuar, nuk jemi provuar se a kemi mundësi të përballemi, ne shpesh themi se sot kemi burgjet me kapacitet të plotë të mbushur, me kryerës të veprave penale të ndryshme dhe me përgjegjësi të plotë po iu them 99 për qind të atyre që janë nëpër burgje janë prej gjyqtarëve vendor”, tha ai.

Mirëpo, ky Tribunal do t’i qet hije të zezë edhe gjyqësorit në vend, pasi do t’i bëjë qytetarët të mendojnë se gjyqësori vendor nuk mund t’i kryej detyrat e saja në mënyrë të pavarur. Por Peci thotë se ata duhet të provohen njëherë, pastaj të konstatohet nëse ka nevojë për një Tribunal të tillë ose jo.

FIDANISHTJA

E duke qenë se është konceptuar që ky Tribunal do të merret vetëm me gjykimin e krimeve të luftës.

“Ideja ka qenë që pikërisht gjyqtarët ndërkombëtarë që do të vazhdojnë me prezencën e tyre në gjykatat tona, ndoshta me qenë ata bartësit kryesor sa i përket krimeve të luftës, sepse janë specifike dhe problematike në kuptimin edhe shqetësimit të qytetarëve edhe besueshmërisë. Por në anën tjetër edhe gjyqtari vendor pak e ka më problematike për gjykimin e këtyre rasteve dhe besoj se kish me funksionuar, sepse në raste të caktuara për krime lufte ka pasur edhe gjyqtarë vendor në trupin gjykues edhe nuk kam dëgjuar se ka pasur ndonjë shqetësim, ndonjë kërcënim apo diçka ndaj gjyqtarit vendor, kështu që prapë po them duhet të provohemi dhe të shikojmë dhe nëse diçka nuk shkon atëherë të themelohet diçka tjetër”, tha ai.

Kreu i KGJK-së, ka folur edhe për funksionalizimin e gjykatave në veri të Mitrovicës, pas shumë takimeve të zhvilluara në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

“Në takimin e fundit të kryeministrave është arritur pajtueshmëri në parim sa i përket disa çështjeve që mendoj se janë të mira në kuptimin se do të jetë një Gjykatë Themelore, një Prokurori Themelore dhe ajo gjykatë themelorë do të jetë kompetentë edhe sipas ligjit në fuqi të gjykatave, për territorin e veriut, Mitrovicës së Veriut, Zveqanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Jugut, Vushtrrisë dhe Skenderajt. Do të thotë në kuptimin konceptual ka me qenë një gjykatë themelore, me departamente si e përfshinë komunat dhe po shpresoj se kjo është pika kyçe që është arritur në kuptimin e funksionalizimit”, tha Peci.

Ai tha se edhe çështja e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka me qenë proces sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, pasi do të bëhet propozimi nga ana e këshillave gjyqësore e prokuroriale tek presidentja dhe gjyqtarët që dëshirojnë të bëhen gjyqtarë të sistemit të Kosovës duhet të shkojnë në procedurë të rregullt. Po ashtu, Peci tha se në të njëjtën kohë është arritur që të gjithë do të punojnë sipas kornizës ligjore të Kosovës, pasi është eliminuar kërkesa e palës serbe, që gjykatat në veri të jenë etnike dhe mos të përfshijnë edhe komunat në jug të Mitrovicës.

Mirëpo, Peci nuk ka mundur të jap afate se kur do të funksionalizohen gjykatat në veri, sipas ligjeve të Kosovës, meqë sipas tij, ka mbetur që të unifikohet marrëveshja e arritur mes dy kryeministrave. Madje, ai tha se edhe çështja e zgjedhjeve në Serbi që do të mbahen me 16 mars, po pengon, pasi për çështje teknike vetëm se janë marr vesh.

“Thash, jemi në disa procese që po na ndikojnë negativisht në kuptimin e përshpejtimit të procesit të integrimit. Ju e dini që me 16 mars janë zgjedhjet në Serbi, faktikisht janë disa ndërrime në pushtetin e Serbisë që munden me ndodh dhe faktikisht nganjëherë është vështirë se me kë do të bisedohet në vazhdim, kështu që ka qenë kërkesë edhe e BE-së që në këtë kohë ka nevojë me prit pak në mënyrë që të kryhen disa procese në aspektin politik. Mirëpo, unë po shpresoj që kornizat, baza ligjore që janë arritur nuk mund të ndryshojnë, në atë kuptim. Edhe aty është intenca, qëllimi i palës kosovare që prej këtyre pikave mos të lëshojmë pe”, thotë Peci.

Dy kryeministrat kanë zhvilluar një mori takimesh për të gjetur një zgjidhje rreth funksionimit të gjykatave në veri të Mitrovicës, por mospajtimet kishin hasur meqë të dy palët kanë pasur kundërshtime rreth funksionalizimit të tyre. Derisa pala kosovare ka insistuar që gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore në veri të përfshijë edhe komunat në jug, pala serbe ka kërkuar që këto të jenë vetëm për veriun, që do të ishin vetëm të një etnie. Megjithatë, në fund është arritur pajtimi që të përfshihen edhe komunat në jug.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.