Gjyqësori kosovar merr përvojën e sistemit të drejtësisë në Portugali

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori publik i Qarkut në Gjilan Jetish Maloku së bashku me Ismet Kabashin dhe Salih Mekajn kanë qëndruar në Portugali ku janë njohur me përvojat e këtij shteti të BE-së i cili ka gati sistemin e drejtësisë të përafërt me atë të Kosovës.

Delegacioni kosovar sipas Jetish Malokut ka pasur kontakte dhe ka vizituar Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e lartë të Apelit, Këshillin e lartë gjyqësor dhe prokurorial të Portugalisë.

Me ndihmën e Komisionit Evropian dhe me ftesë të Republikës së Portugalisë, nga data 3 dhjetor ky delegacion ka bërë një vizitë pune dhe studimore në këtë shtet, përkatësisht, sistemit gjyqësor të të njëjtit shtet te Bashkimit Evropian.

Delegacionin nga Republika e Kosovës e ka udhëhequr, kryeprokurori i shtetit, dhe njeherit kryetar i Këshillit Prokurorial, Ismet Kabashi, anëtari i këtij Këshilli dhe kryeprokurori i Qarkut në Gjilan, Jetish Maloku , Kujtim Kërveshi, anëtar, dhe Salih Mekaj, anëtar i KGJK.

Delegacioni nga të dy Këshillat gjyqësore dhe prokuroriale janë pritur nga udhëheqës të lartë të këtyre institucioneve si motra të këtij vendi mik të Kosovës. Maloku tha për rajonipress se nga afër janë informuar për funksionin dhe punën efektive e praktike që bënin në kuadër të sistemit gjyqësor të Portugalisë.

Hidromorava

“Nga kjo vizitë kemi shkëmbyer përvoja edhe rreth punës që bënë Këshilli i lart i gjyqësisë së Portugalisë si dhe puna e Këshillit të Prokurorisë duke mësuar më tepër për rolin dhe funksionin e tyre. Ky delegacion nga afër është njoftuar mbi përvojat dhe të gjitha peripecitë e këtyre institucioneve në Kryeqytetin portugez Lisbone” tha Maloku.

Maloku tha se puna e këtyre institucioneve me rreth 2000 gjyqtar dhe rreth 1600 prokuror për dallim prej shteteve të Bashkimit Evropian, ishte pothuaj shumë e përafërt me punën e institucioneve gjyqësore të Kosovës duke filluar nga zgjedhja , emërimi dhe të gjitha funksionet e tyre bëhej me një transparencë të madhe dhe në baza shumë meritore nga organet kompetente portugeze.

Gjatë vizitës disa ditore në Lisbone jemi njoftuar me punën , funksionin edhe te inspektimit gjyqësor dhe prokurorial të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Portugali për shkelje disiplinore të tyre, masat disiplinore deri në largim të tyre nga sistemi gjyqësor, për shkelje të renda ligjore, profesionale dhe etike.

Në fund delegacioni nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial i Kosovës ka bërë edhe një vizitë në shkollën – akademike për përgatitjen e kandidatëve për gjyqtar dhe prokuror në sistemin portugez të drejtësisë.

Maloku është i bindur se me sistemin e gjyqësisë në Portugali do të ketë bashkëpunim edhe në të ardhmen dhe përvoja e tyre do të aplikohet edhe në Kosovë ./rajonipress/