Fundamenti

Gjyqësori e Prokuroria, kantiere të padrejtësive

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Shpresat se ndonjëherë do të ndryshojë gjendja aktuale në sistemin e drejtësisë janë shumë të vogla dhe thuajse të parealizueshme, të paktën edhe për një kohë. Kështu kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët kanë thënë se si askund në rajon drejtësia në Kosovë është selektive, duke mbajtur në vazhdimësi anën e atyre që udhëheqin me shtetin, pa e çarë në anën tjetër kokën fare se e kanë obligim kushtetues, që të veprojnë dhe ta mbrojnë vendin nga erozionet kriminale dhe të kriminalizuara qoftë në aspektin politik, apo qoftë në atë ekonomik.

Kelmendi: Sistemit të drejtësisë i duhen reforma substanciale.

“Si askund në rajon, drejtësia në Kosovë është selektive dhe vazhdimisht mban anën e atyre, që mbajnë shtetin, pa e çarë kokën se kanë obligim kushtetues që të veprojnë dhe ta mbrojnë vendin nga erozione kriminale dhe të kriminalizuara, qoftë në aspektin politik, e qoftë në aspektin ekonomik. Kosova tanimë thuajse është shndërruar në një kantier të pesticideve, ndërsa asgjësimi i këtij mentaliteti, po sidomos mentaliteti i mosveprimit të drejtësisë, do t’i sjellë telashe të mëdha vendit tonë, i cili ka pasur nevojë për funksionimin e sistemit të drejtësisë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani,raporton Gazeta Kosova Sot

Uji Dea

Shpresat se ndonjëherë do të ndryshojë gjendja aktuale në sistemin e drejtësisë janë shumë të vogla dhe thuajse të parealizueshme, të paktën edhe për një kohë. Kështu kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët kanë thënë se si askund në rajon drejtësia në Kosovë është selektive, duke mbajtur në vazhdimësi anën e atyre që udhëheqin me shtetin, pa e çarë në anën tjetër kokën fare se e kanë obligim kushtetues, që të veprojnë dhe ta mbrojnë vendin nga erozionet kriminale dhe të kriminalizuara qoftë në aspektin politik, apo qoftë në atë ekonomik. Ndaj, nisur nga kjo është shtruar edhe çështja se a ka gjasa që të përmbyset njëherë e përgjithmonë ky sistem i drejtësisë, që nuk po prodhon drejtësi për qytetarët, por vetëm po ndan drejtësi selektive për ta, derisa është shtuar edhe çështja tjetër se a është bërë ky sistem një ‘kantier’ i padrejtësive, pasi për mafio- politikanët dhe nëntokën kriminale mbase është bërë nënë, ndërsa për qytetarët njerkë.

Dibrani: Drejtësia selektive toleron veprime inkriminuese të mafio-politikanëve Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se sipas të gjitha gjasave me këtë legjislacion kaq të korruptuar Kosova nuk ka gjasë të bëjë as ndryshime sipërfaqësore, e lërë më ndryshime rrënjësore, për të cilat ka shumë nevojë, derisa, sipas tij, tashmë po shihet qartë se sistemi i drejtësisë është bërë për Kosovën thembra e Akilit. “Kjo pasi si askund në rajon drejtësia në Kosovë është selektive dhe vazhdimisht mban anën e atyre, që mbajnë shtetin, pa e çarë kokën se kanë obligim kushtetues, që të veprojnë dhe ta mbrojnë vendin nga erozione kriminale dhe të kriminalizuara, qoftë në aspektin politik, e qoftë në aspektin ekonomik. Thënë ndryshe, Kosova tanimë thuajse është shndërruar në një kantier të pesticideve, ndërsa asgjësimi i këtij mentaliteti po sidomos mentaliteti i mosveprimit të drejtësisë do t’i sjellë telashe të mëdha vendit tonë, i cili ka pasur nevojë për funksionimin e sistemit të drejtësisë”. Sipas Dibranit, një drejtësi e tillë selektive dhe që toleron veprime inkriminuese për mafio-politikanët dhe për grupet e nëntokës, duke i ndarë kësisoj qytetarët në shtresën e privilegjuar dhe shtresën nënshtruese, duhet t’i bartë mëkatet e shtresës së lartë oligarke./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.