UBT

“Gjyq” për mosdeklaruesit e pasurisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pritet që në fund të kësaj jave, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) të dërgojë në gjykata padi për zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, ka deklaruar për Telegrafin se gjithçka do shkojë sipas ligjeve në fuqi.
“Të gjithë ata zyrtarë që nuk e kanë zbatuar procedurën ligjore për deklarimin e pasurisë, do të përballen me procedura gjyqësore”, ka thënë Preteni.

Njëri zyrtarëve më të zëshëm më këtë proces është deputeti nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala. Ai ka thënë se do t’i përgjigjet secilës ftesë së mundshme të gjykatës.

Mobi Casa

“Por, Preteni do të kishte qenë mirë që duhet t’i këqyrë ato rastet që i ka futur në tepih. Disa prej tyre janë përfolur kohëve të fundit edhe në media, që nuk ka folë për konflikt të interesave të personave të caktuar që i mbajnë nga dy pozita. Për mua HasanPreteni është absolutisht jokompetent dhe jokredibil dhe krejtësisht i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Buzhala.

Zyrtarët e AKK-së kanë njoftuar e deklarimin e pasurisë e kanë bërë më shumë se 99 për qind e zyrtarëve brenda afatit ligjor, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të deklarimit qysh prej vitit 2007.

Ky proces është obligues, sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë.